“Grafika 2025 – 10 vjet shenjë shqiptare”

Ekspozita e kuruar nga Arben Koliçi sjell gravura dhe kompozime që krijojnë një urë mes të djeshmes dhe të sotmes


Nga Kristaq Thano

Një dekadë pas edicionit të parë, “Grafika 2025 – 10 vjet shenjë shqiptare” prezanton artistë të profileve të ndryshme, të cilët ekspozojnë punimet e tyre në një gamë të gjerë teknikash, nga grafika tradicionale deri te qasjet më bashkëkohore, duke dëshmuar se grafika shqiptare mbetet një fushë aktive dhe e gjallë krijimi.

“‘Grafika 2025 – 10 vjet shenjë shqiptare’ përfaqëson një udhëtim në thelbin e shenjës, në atë vijë të hollë e të ngarkuar me kuptim që lidh dorën e artistit me pulsin e kohës. Për një dekadë të tërë, ky aktivitet ka kultivuar traditën e grafikës si një gjuhë të veçantë pamore, duke e shndërruar shenjën në bosht dialogu mes traditës dhe risive.”, thotë kuratori i ekspozitës, Arben Koliçi.

Në këtë edicion, ekspozita sjell punime të reja, gravura dhe kompozime që krijojnë një urë mes të djeshmes dhe të sotmes, duke shpalosur zhvillimet më të fundit të kësaj gjinie. Artistët pjesëmarrës sjellin qasje të larmishme, stilistika personale dhe eksperimente që pasqyrojnë realitetin artistik ndër vite

“Grafika është shenjë e fortë. Edhe pse jam skulptore, më pëlqen ajo gjurma, ajo shenjë. Aty fillon çdo gjë: me vizatimin, me gërvishtjen. Kam vite që marr pjesë.”, thotë artistja Lindita Marku.

Punën me të cilën prezantohet ajo e cilëson satirike dhe që kërkon t’i flasë realitetit të sotëm.

“E kam nisur që në shkollë të lartë. Lidhet me situatën kaotike të ndërtimeve dhe e quaj si zaptues, si ndërtime sharlatane që shfaqen kudo. Grafika është pasion për mua.”, vijon Marku.

Që prej fillimit, aktiviteti vjen nën kujdesin e kuratorit Arben Koliçi. Ekspozita “Grafika 2025” do të vijojë të jetë e hapur për publikun, duke ofruar një përvojë vizuale që ndërthur traditën, risinë dhe identitetin e grafikës shqiptare.

Marrë nga Shqiptarja.com

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.