Shkodër, çelet ekspozita “Homeward” e 33 artistëve

Ekspozita nderon figurën e Ferdinand Pacit, me vizatime të prezantuara 50 vite pas ndarjes së tij nga jeta dhe bashkon artistët që kanë qenë pjesë e rezidencës Art House School, në një rikthim simbolik “në shtëpi”.


Në kuadër të 10-vjetorit të fondacionit “Art House” në Shkodër u çel ekspozita “Homeward”, që sjell 33 artistë në pesë hapësira të qytetit duke eksploruar tematika të kujtesës, identitetit dhe ripërtëritjes.

Ekspozita nderon figurën e Ferdinand Pacit, me vizatime të prezantuara 50 vite pas ndarjes së tij nga jeta dhe bashkon artistët që kanë qenë pjesë e rezidencës Art House School, në një rikthim simbolik “në shtëpi”.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot momente nga çelja e kësaj ekspozite, që sipas tij ishte e shoqëruar me një program të pasur ngjarjesh, takimesh dhe reflektimesh, që i japin jetë hapësirave dhe dialogut kulturor.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 tetor 2025 në: Radio Shkodra, Auditori Françeskan, Art House – Shtëpia e Vjetër e Familjes Paci, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi dhe Galeria e Arteve të Shkodrës.

Ekspozita synon të mbështesë artistët e rinj dhe të promovojë praktika të reja në fushën e fotografisë dhe artit pamor, duke e hapur institucionin ndaj qasjeve bashkëkohore dhe ndaj krijuesve që po ndërtojnë identitetin e tyre artistik.

Përmes “Homeward” përcillet mesazhi se arti zhvillohet përmes bashkëpunimit, ndërveprimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, duke krijuar ura mes artistëve në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në Ballkan.

Projekti i ekspozitës u realizua nga Fondacioni “Art House” dhe u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Javët Kulturore Ndërkombëtare, Ambasada Gjermane, Instituti Italian i Kulturës, etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.