Ekspozita e AAVK, një urë kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Një ngjarje që nuk shfaq thjesht art, por gjeneron mendim, ndjeshmëri dhe bashkëjetesë.”


Nga Taulanda Jupi

Në një kohë ku nevoja për dialog
është thelbësore, ekspozita e AAVK-së hapur në Galerinë FAB dëshmon fuqinë e artit për të krijuar ura jo vetëm vizuale, por edhe shpirtërore, shoqërore e kombëtare. Një ngjarje që nuk shfaq thjesht art, por gjeneron mendim, ndjeshmëri dhe bashkëjetesë.

Ekspozita e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) është një përvojë që tejkalon kuadrin estetik për t’u shndërruar në një reflektim të thellë mbi artin si medium që ndërlidh gjenerata, kultura dhe përvoja.

Duke vizituar këtë hapësirë artistike përjeton një panoramë të gjerë të artit bashkëkohor kosovar, ku bashkëjetojnë teknika të ndryshme si piktura, skulptura, fotografia dhe format eksperimentale që sfidojnë kufijtë tradicionalë të shprehjes.

Gjithashtu, si një urë kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë, bashkëpunimi ndërmjet artistëve nga të dy vendet është më shumë se një akt simbolik, është një shprehje konkrete e vullnetit për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët kulturore ku arti bëhet gjuhë që afron, bashkon dhe ruan vlerat tona të përbashkëta.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.