“Substanca” e Ali Osekut

Ekspozita “In Memoriam”, me punimet e “Mjeshtrit të Madh” është e hapur te Galeria FAB deri më 10 maj 2025


Nga Najada Hamza

SUBSTANCE/in memoriam

“Najada, a e ke parasysh… kur punon gjatë… ndjen se fillon dhe zotëron lëndën, lëndën vetë, dhe materiali piktorik bëhet mjaltë, merr vlerë, bëhet ar, bëhet SUBSTANCË…”

Kështu e mbyllte pjesën e bisedës për artin dhe punën e tij Aliu. Në paqe, që përmes këtyre pak fjalëve kishte pozicionuar veten në raport me punën, procesin, krijimin, veprën; dhe i kishte thënë të gjitha!
Gjatë viteve të fundit, i shkarkuar nga detyrimet, lidhjet, mediokritetet e s¬ë përditshmes, Aliu fliste vetëm për gjëra thelbësore të jetës. Bisedat rridhnin sipas një skeme të mirëpërcaktuar: familja, librat, filozofia, muzika dhe mandej e gjithë pjesa tjetër për artin. Bisedë e thjeshtë por thellësisht e ngarkuar. Më shumë se reflektim intelektual, një mënyrë për të jetuar artin, soditje e asaj që nuk mund të thuhet me fjalë.

SUBSTANCË është homazh për mikun, artistin dhe kolegun e shtrenjtë në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Është akt kujtese. Një “tempull” modest reflektimi për një Njeri dhe Artist të madh. Nuk është një ekspozitë retrospektive, as arkivore, por një përpjekje për të treguar të sintetizuar jetën dhe vepren e tij –të ndare mes dy kohësh, që u bashkuan serish përmes ngjyrës.

Në qendër të kesaj ekspozite ndodhet nje vepër e hershme, puna e diplomës, gjetur rastësisht në oborrin e shkolles; e vendosur në tokë si një objekt që përçon peshen e kujtesës, tejkalon subjektin e pikturuar dhe tregon të gjithë historinë e endrrës së artistit të thyer e përthyer në kohë të errët. Në muret për rreth saj qëndrojnë disa vepra të kohës se re, ku drita dhe hapësira mbizotërojne, ku ngjyra bëhet gjuhë, dhe heshtja-mesazh.

“In the work of art, there is a struggle between Earth and World.” thotë Heidegger, të cilin e përmendte shpesh në bisedë sikurse dhe Arendt-in. Ky tension mes Tokës dhe Botës, mes territ të së kaluarës dhe përpjekjes për dritë përshkon të gjithë veprën e tij. Piktura e Aliut është hapësira ku ato ndeshen por ku mbizotëron drita që e cilësonte “argjend”, dhe ku pa zhurmën e objektit vetë bota bëhet një objekt i vetëm i soditjes – behet SUBSTANCË.

Kjo ekspozitë është: Takimet me Aliun, të veshura me gjelbërimin, diellin e dritën e Piacës, ku më priste me padurim duke u perpjekur të shihte në distancë e duke kontrolluar njëherazi të gjitha shtigjet e lulishtes, të cilat takoheshin në tavolinën e tij.
Mall…

Prill 2025

 

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.