Arben Kurti sjell në ekspozitë magjitë e peizazheve të Librazhdit

Me rreth 50 punime, Arbeni me artin e tij ka krijuar një hartë turistike të zonave që duhen vizituar.


Nga Bardha Alimeta

Arben Kurti, piktori nga Librazhdi, që u refuzua tri herë nga mundësia për të fituar shkollën e mesme artistke dhe liceun, sot biznesmen me fakultetin ekonomik, duket që lapsi e ka ndihmuar me shumë se shkolla akademike do t’i jepte, jo për të nënçmuar rolin që shkolla ka, por “artist lind, nuk bëhesh”.

Arbeni nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë piktor dhe pas kaq kohësh pune e sakrifica, ai vjen për qytetin e tij, i cili ja ushqeu muzën me ekspozitën e tij të parë pezazhe nga më të bukura të zonës së Librazhdit, qytet verilindor me bukuri të jashtëzakonshme, jo vetëm për syrin e artistit, po të kujtdo qe e do të bukurën!

Me rreth 50 punime në vaj, nga më të perzgjedhurat nga shumë e shumë vepra të piktorit Arben Kurti, i cili i solli për publikun e Librazhdit dhe më gjërë në këtë ekspozitë me natyrën e bukur plot dritë kthjelltësi ftohtësi ngjyrash, sipas natyrës që artisti ka përzgjedhur në zonat malore të Librazhdit!

Aty shikon pranverën e buzeqeshur të Dardhës, malet e Shebenikut; fushat e begata, lumin më të bukur Shkumbinin; shikon jetën e fshatit të gjallojë me të gjithë elementet e jetës dhe natyrës së bukur të Librazhdit, i cili për shkak pozitës gjeografike ofron kaq shumë frymëzim dhe të josh me bukuritë e tij!

Arbeni me artin e tij ka krijuar një hartë turistike të zonave që duhen me patjetër të vizitohen si vende me natyrën më të bukur!

Peizazhet e piktorit, tashmë i konfirmuar, të joshin t’i shkelësh këto bukuri që vetë artistin e frymëzuan!

Arti i tij u prit mjaft mirë, pasi kish kohë që pikturat e këtij stili realist janë zbehur dhe zevendesuar me stil bashkëkohor, por siç Arbeni shton une nuk mund të pikturoj në mënyre tjetër përveçse duke sjellë realitetin ashtu siç sytë e mi e fokusojnë!

Jam e lumtur për arritjet e tij dhe i uroj sukses në të tjera ekspozita!

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.