“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën


Nga Dash Frashëri

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

Kështu titullohej ekspozita me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën, e cila u hap dje në Galerinë FAB, në kryeqytet, në kuadër të rrugëtimit të veprimtarisë së organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve, “Psikologjia Shqiptare në artet pamore”, e cila më parë ishte hapur edhe në Sarandë, Pogradec dhe Berat.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më, 15 gusht 2024.

Ekspozita solli vepra nga 82 artistë: Abaz Hado, Abdullah Cangonji, Agim Kavaja, Agim Sela, Agim Zajmi, Ali Oseku, Arben Basha, Arben Theodhosi, Ardian Isufi, Aristotel Papa, Artan Peqini, Avenir Sadikaj, Bardhyl Dule, Bashkim Zahaj, Besim Tabaku, Besim Tula, Bujar Asllani, Bujar Zajmi, Buron Kaceli, Dashamir Gurabardhi, Eduart Muka, Edi Rama, Edison Gjergo, Eleni Laperi, Eli Xoxa, Fadil Pëllumbi, Fatmir Miziri, Fatmira Kuçuku, Fuat Dushku, Gavril Priftuli, Gazmend Leka, Genci Mullliqi, Genti Gjikopulli, Gëzim Tafa, Hasan Çapari, Hiqmet Agolli, Hiqmete Zyma, Hysen Dev olli, Ibrahim Kodra, Ilir Butka, Kristaq Rama, Kujtim Buza, Lekë Tasi, Liljana Çika, Llambi Blido, Llazar Taçi, Lumturi Blloshmi, Maks Velo, Mikel Temo, Muhamet Deliu, Murat Toptani, Musa Qarri, Mustafa Arapi, Myrteza Fushekati, Myzafer Dika, Najada Hamza, Naxhi Bakalli, Niko Progri, Nikolet Vasia, Oltsen Gripshi, Orion Shima, Pandi Mele, Pjerin Kolnikaj, Pleurat Dervishi, Qazim Kërtusha, Qenan Mesareja, Ramadan Karanxha, Ruzhdi Rraklli, Sabri Tuçi, Sadik Kaceli, Sadik Spahija, Sali Shijaku, Shaqir Veseli, Shefqet Agalliu, Shpëtim Kërçova, Skënder Kokokobo, Skënder Topi, Thoma Thomai Dhamo, Viktor Ferraj, Vladimir Myrtezai, Vlash Prifti, Xhevdet Dado dhe Ylli Drishti.

***

Të pranishëm ishin artistë, pedagogë të Akademisë së Arteve, dashamirës të artit.

Ceremoninë zyrtare e hapi Drejtori i komanduar i Galerisë Kombëtare të Arteve, Olsi Laska, njëherësh edhe drejtues i projektit.

“Pas ekspozitave të Galerisë Kombëtare që u bënë në Pogrades, Sarandë dhe Berat, tani ishte radha e Qarkut të Tiranës, me vepra të autorëve të Tiranës, Kavajës, Durrësit, Krujës”, tha midis të tjerash drejtori Laska.

Në ekspozitë marrin pjesë 82 autorë që prezantojnë 86 punë në mediume dhe teknika të ndryshme: pikturë, grafikë, akuarel, gur, mermer, terrakotë, etj.

“Eskpozita e Tiranës ka formën e saj, atmosferën e së cilës do ta krijojnë veprat e artistëve që lindën, jetuan, studiuan, dhanë kontribut në edukimin artistik akademik dhe iniciuan ndërtimin e institucioneve artistike shtetërore në kryeqytetin e Shqipërisë, për rreth 100 vite”, tha ndër të tjera kuratorja e ekspozitës, studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka.

Është një ekspozitë që fton publikun në një reflektim mbi atmosferën e imazheve reale dhe irreale, i tematikave, personazheve, i hulumtimeve pamore dhe një thrilli artistik që ka shoqëruar, e shpesh edhe shënjuar, kalvarin e një shekulli të mundimshëm., shtoi ajo.

“Ekspozita “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX” lindi si një domosdoshmëri bashkëbisedimi të veprës së artit me publikun, për të thyer në këtë radhë heshtjen dhe qetësinë e 86-të veprave që ruhen nën kujdesin konservues të GKA-së. Ajo tenton të gjallërojë jetën artistike në kryeqytetin e Tiranës, të tërheqë vëmendjen e publikut të huaj turistik, të publikut shqiptar, kryesisht të rinisë dhe shumë më gjerë, të vetë artistëve që krijuan situatën figurative të atij shekulli, duke i nxitur ata të arsyetojnë dhe krahasojnë mbi mënyrat e krijimit, teknikave, teknologjisë dhe aftësive të reja krijuese.”, theksoi ajo.

Fatmirësisht, rijetësimi tërësor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë është duke krijuar një hapësirë të përhershme admirimi dhe përcjellje të vlerave të mijëra veprave të papërsëritshme të çdo epoke. Por, deri në përurimin e Galerisë së re Kombëtare, kemi vendosur që ky Fond të mos qëndrojë i ngurtësuar.

Në vitin 2023, pjesë e këtij fondi u ekspozuan përmes projektit “Psikologjia shqiptare në artet pamore”, me galeritë e dedikuara në Sarandë, Pogradec dhe Berat. Tashmë, kjo nismë rikthehet të gjallojë në Tiranë me ekspozitën “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX”.

Është një ekspozitë që fton publikun në një reflektim mbi atmosferën e imazheve reale dhe irreale, i tematikave, personazheve, i hulumtimeve pamore dhe një thrilli artistik që ka shoqëruar, e shpesh edhe shënjuar, kalvarin e një shekulli të mundimshëm.

Duke kapërcyer në epoka, ky pavilion zhytet në hullitë e të shkuarës sonë kolektive, të kaluarës së afërt, ndalet në zgjimin e beftë të fillimnjëzetës, udhëton në përgjumjen e realizmit socialist, takon format e trajtësuara, artin figurativ tronditës, si dhe një shumësi trajtash, stilesh e formash me reminishencë në të tashmen, e dritë-hije për të ardhmen.

Për të gjitha këto, “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX” është një ekspozitë që duhet shijuar.

Është një bashkëbisedim figurativ, i aftë të përçojë atë fuqi që vetëm arti di të transmetojë. Si dhe një është një ftesë e hapur, për të përqafuar vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare, e për t’i mbarsur ato në kohën moderne në të cilën jetojmë”, shkruan mes të tjerash Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në tesktin që shoqëron ekspozitën.

Eskpozita e Tiranës ka formën e saj, atmosferën e së cilës do ta krijojnë veprat e artistëve që lindën, jetuan, studiuan, dhanë kontribut në edukimin artistik akademik dhe iniciuan ndërtimin e institucioneve artistike shtetërore në kryeqytetin e Shqipërisë, për rreth 100 vite. Titulli i saj është “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX” dhe përmes tij do të shprehet qëllimi thelbësor mbi njohjen dhe argumentimin e krijimtarisë së një shekulli më parë. Reflektimi ynë i sotëm mbi atmosferën e imazheve reale dhe ireale të veprave të artit të krijuara asaj kohe, reflektimi i shoqërisë shqiptare të shek. XXI mbi rrugën e zhvillimit të arteve pamore, mbi pasqyrimin e temave, subjekteve, personazheve, aftësive krijuese të artistit të një shekulli më parë është domosdoshmëri vlerësuese dhe kritike. Ekspozita të tilla janë instrumente vëzhguese të qarta mbi vijimësinë e historisë së artit. Qëllimi fizik i hapjes së ekspozitës “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin

Koncepti artistik është krijuar rreth njohjes me imazhin e veprave të përzgjedhura për ekspozitën “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX” dhe atmosfera ekspozuese do të filtrohet nga një kohë në të shkuarën kur GKA, Tiranë grumbulloi, bleu dhe ekspozoi, gjatë periudhës komuniste vepra arti, të cilat në ditët e sotme do të “trondisin” sadopak mendimin se gjithçka e krijuar asaj periudhe i përket metodës së realizmit socialist. Koncepti artistik i ekspozitës përmes veprave të përzgjedhura do ta shprehë qartë cilësinë “pasqyrim vibrues”, e cila lidhet me një atmosferë tjetër krijuese që zhvillohej brenda kohës komuniste dhe i përket më së shumti shprehive “realiste”, si tema të përftuara nga jeta e përditshme. Një pasqyrim i tillë i përket dhjetëra ndjesive individuale të artistëve shqiptarë të asaj kohe. Përmes këtyre ndjesive ata krijuan imazhe realiste ose të tipizuara, thjeshta, të ngrohta e subjekte minore,për të tejkaluar trysninë e parimeve të metodës së realizmit socialist. Ky koncept e ka shmangur disi ekspozimin e veprave që u krijuan në shërbim të temave të mëdha, edhe pse nuk ka mundësi t’i përjashtojë tërësisht. Në përmbajtjen e ekspozitës do të përfshihet krijimtari e gjerë në tema të

Ekspozita “Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX” lindi si një domosdoshmëri bashkëbisedimi të veprës së artit me publikun, për të thyer në këtë radhë heshtjen dhe qetësinë e 86-të veprave që ruhen nën kujdesin konservues të GKA-së. Ajo tenton të gjallërojë jetën artistike në kryeqytetin e Tiranës, të tërheqë vëmendjen e publikut të huaj turistik, të publikut shqiptar, kryesisht të rinisë dhe shumë më gjerë, të vetë artistëve që krijuan situatën figurative të atij shekulli, duke i nxitur ata të arsyetojnë dhe krahasojnë mbi mënyrat e krijimit, teknikave, teknologjisë dhe aftësive të reja krijuese.

Ekspozita ka formën tradicionale të një pakete ekspozuese lëvizëse të veprave të artit. Koncepti aranzhues do t’i përshtatet kohës së krijimit, por aspak rregullave strikte të saj, pasi do të krijojë një mjedis ekspozues të gjallëruar nga kohët moderne që jetojmë. Të gjitha veprat e ekspozuara janë shprehje e asaj që arti ruan në dejet e veta dhe që ne e njohim si një instrument ndjesor dhe i gjallë sa vetë jeta e njeriut”, thuhet mes të tjerash në tekstin kurativ të shkruar nga kuratorja Suzana Varvarica Kuka dhe drejtori i projektit, Olsi Laska.

***

Ftesës së kuratores Varvarica Kuka dhe drejtorit Laska, iu përgjigja pozitivisht me kënaqësi.

Dy nga punët më të veçanta, për mua ishin ato të piktorëve Edison Gjergo dhe Edi Rama, sot kryeministër i vendit.

Takova miq të vjetër dhe të rinj, si studiuesi Ylli Drishti, piktori Mikel Temo apo skulptori Qazim Kërtusha.

Të gjitha veprat e ekspozuara janë shprehje e asaj që arti ruan në dejet e veta.

 

Rama në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakalli: Një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në çeljen e ekspozitës së piktorit Naxhi Bakalli në ambientet e Qendrës për…

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.