Abaz Hado: Arti është jeta ime!

“Mjeshtri i Madh” Abaz Hado rrëfehet në emisionin “Mes dy Botëve” të moderatorit Helidon Haliti.


Piktori dhe kritiku i mirënjohur i artit, “Mjeshtri i Madh”, Abaz Hado, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Mes dy Botëve”, të moderuar nga “Mjeshtri i Madh”, piktori Helidon Haliti.

Ishte ky emsioni i fundit i edicionit të parë simpatik, që transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.

Dr. Abaz Hado ka një veprimtari të gjerë, sa piktorik ashtu edhe si kurator, si studiues i artit ashtu edhe si njeri mediatik, me një botim të gjerë shkrimesh dhe drejtues emisionesh për artin.

Ai numëron disa ekspozita personale ndër vite, e fundit “Trunks and trees”, si dhe pjesëmarrje të rregullta në ekspozita kolektive.

Haliti: Kush ta ka venë emrin?
Hado: Emrin ma ka vënë gjyshi. Lidhet me një nga pjestarët e familjes sime, Abaz Hamiti, i cili është vrarë gjatë lëvizjeve patriotike. I këndohet këngë në Çamëri. Unë kam emrin e tij. Kam një emër patriotik në aspektin social dhe në aspektin familjar.

Moderatori Haliti, edhe ky një emër i madh i artit shqiptar, e konsideron Hadon, si një pjesë e shëndoshë dhe pjesë elitës krijuese në artet pamore: “Një kontribut social! Je artisti që Presidenti i Republikës nuk do të hezionte aspak të të jepte titullin Mjeshtër  i Madh”.

Hado i ka trajtuar të gjitha gjinitë e pikturës në mediumet e ndryshme të saj: grafika, akuarele, vaj, akrilik, teknika të përzjerra.

Bashkëbisedimi i Halitit me Hadon u zhvillua në Galerinë “2 Botë”, që Helidoni ka hapur në Belsh, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Qytetit, një galeri, e cila më parë ishte një depo.

Hado: E shoh që në të ardhmen e afërt, kjo galeri do të jetë një nga perlat e ekspozimit për të bërë evente të rëndësishme të artit pamor dhe të arteve moderne sot. Kam krijuar një bindje se, produkti dhe asgjë tjetër e çon njeriun përpara.

Pedagogu më i dashur për Abaz Hadon është piktori Andon Kuqali.

Hado është një piktor i mirë dhe drejtues kreativ. Ka bërë ankandin e parë në art.

“Kur kam bërë ankandet e para të artit, ka qenë shumë tragjike për mua, pasi mua më vini mesazhe, të cilat ishin shumë ofenduese. Shqipëria po kalonte periudhat e veta të tranzicionit. Më shkruanin: çfarë bën ti mo, ku e kemi mendjen ne, dhe papritur pas pesë-gjashtë emisioneve nisi interesimi”.

Hado mendon se modeli pozitiv për artin ekziston.

“Edhe ne që sot jemi pedagogë kemi qenë nxënës të pedagogëve të tjerë, të cilët kanë imponuar mënyrat e tyre. Unë kam hapur edhe galerinë private për herë të parë në vitin 1997 te Piramida, ku morën pjesë shumë artistë dhe ishte aktiviteti i parë pas ngjarjeve të vitit 97.

Gjithsesi, duke bërë edhe një punë tej mundësive të mia, mua asnjeherë nuk mu dha mundësia që t’i çoj gjerat deri në fund”.

Hado tha se ai punon me ide, se atij i lindin ide.

“Kam thënë se në momentin që nuk do të kemi më ide, do të tërhiqem”.

Dr. Abaz Hado ka qenë më herët edhe Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, ku tregoi edhe një detaj interesant, restaurimin e pikturës simbol “Motra Tone” të Kolë Idromenos në Muzeun e Luvrit: “Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme”.

Dr. Hado përgëzoi edhe “Mjeshtrin e Madh”, Helidon Haliti, për organizimin e Bienales Ndërkombëtare të Tiranës dhe Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, ku marrin pjesë disa nga artistët më të famshëm në botë.

“Je një akullthyes. Ke bërë gjëra të jashtëzakonshme. E premtove dhe e arrite. Ke evidentuar edhe talente të reja”, i tha Hado.

Piktori i njohur, Abaz Hado, dhe edhe lajmin e organizimit të Bienales së Grafikës, një aktivitet ndërkombëtar prestigjioz, në parametra europianë.

Ai është gjithashtu, themeluesi i Galerisë së Artit të Tiranës, një galeri shumë aktive dhe që ka organizuar në vazhdimësi ekspozita shumë cilësore me artistë të mirënjohur.

“Duhet ta duash vendin tënd me gjerësinë tënde, ta duash si aristokrat, si një njeri i hapur, ta duash vendin tënd në të gjitha dimensionet”.

Haliti: Piktura është hobi, është pasion, është vlerë historike apo antistres, terapike?

Hado: Arti është një akt serioz. Dhe për ata të cilët e marrin si të tillë  është pasion, është shpirt, vuajtje, dimension, është botë, është punë, është talent, është gjithçka.

Gjatë emisionit u trajtua edhe çështja çame dhe raportet me Greqinë, e cila e sheh të ezauruar problemin çam.

Hado, i cili është çam, u shpreh në favor të tolerancës në marrëdhëniet e tensionuara midis palëve: “Nëse unë nuk jam tolerant, si mund të pres që tjetri (greku) të jetë tolerant. Çdo gjë duhet të zgjidhet me mirësi dhe mirëkuptim”.

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.