Art dhe fotografi!

Diplomohen studentët e brezit të parë të programit të studimit Fotografi në Universitetin e Arteve.


Nga Albes Fusha

Diplomohen studentët e brezit të parë të programit të studimit Fotografi në Universitetin e Arteve.

Me krenari të veçantë dhe gëzim të madh, kurorëzuam arritjet e grupit të parë të studentëve të fotografisë, duke finalizuar kështu udhëtimin e tyre edukues, kërkimor dhe eksperimentues tre vjecar ne Fakultetin e Arteve të Bukura pranë Universitetit të Arteve. Një moment kulmor dhe gur kilometrik në edukimin dhe karrierren e tyre. Festojmë gjithashtu fillimin e rrugëtimit të tyre në botën profesionale të fotografisë.

Mirënjohje e pakufishme për trupën pedagogjike që udhëhoqi, frymëzoi dhe inkurajoi për të arritur rezultat në këtë sfidë të edukimit. Përkushtimi ndaj mësimdhënies dhe pasioni për fotografinë kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishem në suksesin e brezit te parë të studentëve fotografë. Arritjet e këtyre studentëve janë dëshmi e punës së palodhur dhe mbështetjes së palëkundur nga ky staf.

Synimi yne për të ndërtuar artistë të zotë si dhe mjeshtra të mediumit të fotografisë solli rezultat. Përtej sfidave që kreativiteti dhe eksperimentimet teknike kanë, secili prej të diplomuarve mundi të sjellë një perspektivë unike dhe një zë individual duke ofruar imazhe që rezonojnë thellë me emocione dhe histori.

Çdo sfidë u përball me vendosmëri dhe elasticitet për ti “shtyrë” të rrisin njohuritë, kreativitetin, mjeshtërinë dhe sensin kritik. Këta studentë tashmë janë të aftë dhe koshientë të tregojnë histori që frymëzojnë, provokojnë mendime dhe ngjallin emocione.

Festojmë jo vetëm arritjet e tyre akademike, por edhe çertifikimin e një programi studimor të ndërtuar mirë me të gjithë elementët e nevojshëm për të formuar artistë dhe profesionistë të kësaj fushe.

Ndërsa vazhdojnë përpara në karrierën e tyre tashmë si të diplomuar në këtë institucion të nderuar, ata mbajnë me vete krenarinë që janë pjesë e një trashëgimie – një trashëgimi kreativiteti, inovacioni dhe përsosmërie në artin dhe profesionin e fotografisë.

Fakulteti i Arteve të Bukura do t’i mbajë dyert e hapura për ta në çdo kohë. Do të jenë gjithmonë të mirëpritur, pavarësisht nëse do të kërkojnë njohuri të mëtejshme, bashkëpunim ose thjesht një vend për të reflektuar mbi udhëtimin e tyre.

Qoftë karriera e tyre e mbushur me mundësi të pafundme, sukses e arritje artistike dhe rezultati i tyre një shembull dhe motiv inspirues për të gjithë ata që duan të ndjekin këtë rrugë.

Suksese të mëtejshme!

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë…

Ngjyra – poetika e përjetimit!

Nga Luan Rama Për piktorin Alush Shima NGJYRA – POETIKA E PËRJETIMIT — etyd — Alush Shima përfaqëson një nga…

Jo, vejusha që e bëri të famshëm Van Goghun

Kur Vincent van Gogh vdiq në vitin 1890, ai nuk ishte artisti me famë botërore që njohim sot. Një pjesë…

“My City” – Arben Golemi, ekspozitë personale në Malin e Zi!

Piktori dhe arkitekti i mirënjohur, Arben Golemi, do të hapë sot - 19 shtator, ora 19:00 - ekspozitën e tij…

Ekspozita në “Marubi”, një dekadë krijimtari dhe dialog me trashëgiminë fotografike

Ekspozita “Marubi: Atelieja e Edukimit”, e kuruar nga Tereza Çuni dhe Jozefina Vokrri, sjell në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, një…

KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistike

Nga ChatGPT KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistik Kompozimi është zemra e një vepre…

Gjon Mili – artisti më i njohuri diasporës shqiptare!

Nga Suzana Varvarica Kuka Artisti fotograf, amerikano-shqiptar Gjon Mili shkëlqeu gjatë shek. XX në Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe…

41 vepra të Ibrahim Kodrës në ekspozitën “Deti dhe Muzika”

Pas shumë vitesh, 41 vepra të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra do të prezantohen së bashku në ekspozitën “Deti…

“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.