“Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Dy Italianë në Lindjen e Largët”, në muzeun “Marubi”

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë Alessandro Ruggera


Ekspozita “Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Dy Italianë në Lindjen e Largët” kuruar nga Fondacione Alinari me konsulencën shkencore të Rossella Menegazzo u hap në Muzeun “Marubi” në Shkodër.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë Alessandro Ruggera dhe drejtoresha e Fondazione Alinari per la Fotografia Claudia Baroncini.

Ekspozita shënon bashkëpunimin e parë mes dy institucioneve dhe prezanton veprat e dy autorëve të rëndësishëm për historinë e fotografisë italiane dhe botërore. Felice Beato dhe Adolfo Farsari ishin ndër të parët që fotografuan Lindjen e Largët, në veçanti Japoninë, duke dhënë kështu ndihmesën e tyre në përparimin e fenomenit kulturor të Japonezizmit në Europë.

Ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale falënderoi drejtorin e “Marubit”, Luçjan Bedeni duke e cilësuar atë “drejtorin shembull, që mbrëmë gjatë prezantimit e quajtëm Luçjano Marubi”.

 

“E quajtëm kështu, aq i fortë është dedikimi i tij për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, aq i madh është respekti ynë për ekipin e tij të shkëlqyer dhe vlerësimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për punën pasionante të institucionit të drejtuar prej tij – sot një oaz i mrekullueshëm e frymëzues për promovimin e historisë, artit, trashëgimisë kulturore dhe aktiviteteve të çmuara ndërkombëtare”, u shpreh Gonxhja.

 

“Falënderim e mirënjohje nga MEKI, me premtimin se mbështetja jonë ndaj nevojave, vizionit dhe projekteve të udhëhequra nga Luçjano do të jetë e pakrahasueshme me deri tash, sikurse dhe bashkëpunimi që suksesin e Muzeut “Marubi” në Shkodër t’a kemi referencë për sistemin tonë të administrimit publik”, përfundoi Gonxhja.

Ekspozita u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Istituto Italiano di Cultura a Tirana.

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.