“Hapat” e bukur të Dea Tilit

Prof. G.Leka: Dea ka një talent të jashtëzakonshëm! Prof. A. Peqini: Një artiste e rëndësishme e brezit të saj!


Nga Dash Frashëri

“Hapat”!

Kështu titullohet ekspozita e bukur vetjake e piktores së talentuar, Dea Tili.

Pedagogia e Universitetit të Arteve vjen në Galerinë FAB  (24 janar-2 shkurt) me lirizmin e atelieve të artistëve, interiere të ndryshme studiosh apo intimitete familjare.

“Mes atelieve të shkollës, vendit të punës, studiove të artistëve, shfaqen të rrëmujshëm sa edhe të pistë cepat e kavaletave, kompensatat e tavalocave, podiumet, shishet dhe skulpturat e natyrave të qeta. I gjithë ky kaos, i rregullt vetëm në optikën e atyre që e jetojnë përditë atë, për Dean, duket më shumë se një subjekt. Ai është një destinacion i panegociueshëm. Është vendi ku ajo u gatua dhe ku gjeti vetveten”, shkruan kuratori i ekspozitës, Ermir Hoxha, në “Habitat”-in e tij, njëherësh edhe teksti kurativ që shoqëron ekspozitën e Tilit.

***

Dea është vajza e skulptorit të njohur korçar, Llazar Tili, i ndarë nga jeta para disa vitesh (korrik 2017).

Dea Tilin e kisha parë në ekspozitën “Udhët V” (pjesa e parë), ku 22 pedagogë të Fakultetit të Arteve të Bukura pranë Universitetit të Arteve, sollën një ndër ekspozitat më të veçanta në Galerinë FAB (11-20 dhjetor 2023).

Si botues i portalit kushtuar arteve pamore, “DashArt“, e prisja me kureshtje këtë ekspozitë personale të Dea Tilit.

“Në “Hapat” e Deas, dominon habitati, vendi i krijimit mbipopulluar nga subjektet rrethanore. Ato janë personazhi i saj kryesor, objekti dhe subjekti me të cilin identifikohet më shumë se me çdo gjë tjetër”, shkruan kuratori Ermir Hoxha, i cili mungoi për arsye familjare në ceremoninë zyrtare të hapjes.

Në veprën e saj të gjitha ato bashkëjetojnë, aty në qetësinë e rrëmujshme të studios, mes kavaletave, skulpturave, trupave të zhveshur, përkohshmërisë dhe sensualitetit… padyshim si përkufizim që Arti është thjesht krijim i vetvetes.

***

CEREMONIA E HAPJES

Ceremonë e hapi, Dekani i Fakultetit të Arteve, Artan Peqini, i cili vlerësoi me konsiderata të pedagoges së re.


Piktori Gazmend Leka, piktorja Dea Tili dhe dekani Artan Peqini, gjatë ceremonisë së hapjes

“Dea Tili është një nga artistet e rëndësishme të brezit të vet. Një artiste që thuajse çdo vit përfaqësohet me punë, në ekspozita të ndryshme, qofshin ato personale apo kolektive”, tha midis të tjerash dekani Peqini.

Piktori i njohur, pedagogu Gazmend Leka, i cilësoi “të zhurmshme” hapat artistikë të Dea Tilit, duke folur me konsiderata për ish-studenten e tij.


“Kam një kënaqësi të madhe për Dean, pasi e kam ndjekur qysh në hapat e saj të para. Ndoshta në 30 vjet që unë kam qenë pedagog këtu, është një nga studentet e mia më të dashura, një nga studentet e mia më të respektuara dhe një nga studentet më të vlerësuara, nga gjithë stafi ynë, por edhe nga unë personalisht që e kam ndjekur, hap pas hapi.

Natyra e ka pajisur Dean me një talent të jashtëzakonshëm, me një vullnet të jashtëzakonshëm. Ka një karakter të fortë. Jo vetëm që është një piktore e mrekullueshme, por është edhe një kolege dhe pedagoge shumë e mirë”, tha Prof. Leka.

Vetë Dea falenderoi kuratorin Ermir Hoxha, por edhe të pranishmit e shumtë që morën pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së saj.

***

“Ekspozita ime vjen si frymëzim nga jeta e përditshme, realiteti ku ne jetojmë. Janë interiere në përgjithësi, janë interiere të miqve të mi, studio të kolegëve, studios sime, ambientit tim ku unë punoj, pse jo edhe në gjëra intime të familjes sime.

Edhe në Akademi, ku unë jap mësim me studentët lëndën e nudos, në orët e paradites kur punoj me profesor Gazin, mbaj një bllok të vogël, bëj skica dhe filloj dhe ndërtoj kompozimet që ju shikoni. Kam bërë kompozime me kolegët, Prof.Gazin, Prof. Arben Bajo, zyzh Najada (Hamza), pasi i kam pasur profesorë shumë të dashur, shumë të shtrenjtë, por edhe ri me ta, vizitoj studiot e tyre.

E kam titulluar ekspozitën “Hapat”, pasi është një proces. Eshtë momenti që unë kam mbaruar Akademinë e Arteve dhe në vazhdim”, tha piktorja Dea Tili gjatë prononcimit të saj për “DashArt.al”.


Piktorja Dea Tili dhe botuesi i portalit “DashArt.al”, Dash Frashëri

EKSPOZITA

Ekspozita “Hapat” e Dea Tilit hapej me portretin e vajzës së saj, Marias.

Për të vazhduar me punë të tjera, mjaft të bukura, ku spikas kompozimi me Gazmend Lekën, duke pikturuar, por…

 

… edhe kompozimi me skulptorin e ndjerë Arben Bajo.

 

Një ekspozitë e bukur, si vetë lulet që i dhuruan koleget Dea Tilit!

________________________

Tiranë, 25 janar 2024
(Fotot nga Kristaq Janushi)

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.