Blerta Kambo, “Man of the castle”

COD e nisi sezonin për vitin 2024 me çeljen e ekspozitës bashkëkohore “Man of the castle” nga artistja Blerta Kambo


Nga Dash Frashëri

Qendra për Hapje dhe Dialog – COD, e kthyer prej disa vitesh në një referencë të rendësishme ekspozimesh, e nisi sezonin artistik për vitin 2024 me çeljen e ekspozitës bashkëkohore “Man of the castle” nga artistja e talentuar Blerta Kambo. Ekspozita në Hollin e Kryeministrisë do të qendrojë e hapur, deri më 14 shkurt.

Si botues i gazetës online “Tirana Diplomat”, e prita me kënaqësi ftesën e COD, për të marrë pjesë në Ceremonine Zyrtare të Hapjes, më 12 janar (ora 18:00).

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij, Linda, si dhe disa dhjetëra personalitete të fushave të ndryshme, përfshirë dhe dashamirës të huaj.

Blerta Kambo është një fotografe dhe artiste vizuale e mirënjohur, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në arenën ndërkombëtare.

Në 2023, Blerta Kambo është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) në Britaninë e Madhe.

Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratoresh, së bashku me 29 artiste te tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize.

Video e saj “Gur i rëndë” / “Heavy Stone”, u shfaq me 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër. Po ashtu video u shfaq në Berlin dhe në Milano

Projektet e saj personale ndjekin një qasje konceptuale, të cilat drejtohen në tematika si: arkivat, trillime/të vërteta të shumëfishta, ekofeminizëm, maskiliteti i brishtë, hapësira si ndjesi dhe arkitektura e ngulitur në hapësirë, si narrativë në kontekstin e saj social.

“Man of the Castle (Burrë i kështjellës)” është seria fotografike që i jep titullin ekspozitës si dhe përbën krijimin kryesor në të. Seria bazohet në fotografi të ndërtesave me formë të ngjashme me kështjellat të ndërtuara nga meshkuj, që siç pritet, kryejnë detyrën e tyre si burri i shtëpisë, ose burri i kështjellës.

Ceremoninë e hapi Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano.

“Kambo, më pas, ndërhyn në mënyrë dixhitale duke i kthyer ato në dritë infra të kuqe, e cila njihet edhe si drita e padukshme për syrin e njeriut. Vetia e dritës infra të kuqe kthen çdo gjë rreth e përqark kështjellave në rozë, ngjyrë e cila në qasjen heteronormative nuk është aq “burrërore”. Efekti i kësaj teknike bëhet më i dukshëm kur rrethohet nga natyra, e cila gjithashtu përfaqëson metaforikisht energjinë femërore të grave që jetojnë nën “burrin e kështjellës”, pra dritën e padukshme”, tha Çano.

Krijimi i peisazhit të ëndrrave bie ndesh me forcën që këto ndërtesa rreken të përfaqësojnë. Për Kambon, patriarkati, sistemi që nënshtron femrën, është i njëjti sistem që shtyp meshkujt dhe i detyron ata të performojnë e të heshtin emocionalisht.

Manifestimi i toksicitetit maskilist, ose i brishtësisë mashkullore të kudondodhur në botë, por me specifikat ballkanike, vijon me referenca të tjera në ekspozitë.

Artistja Blerta Kambo tregon edhe mesazhet e ekpsozitës së saj mbreslënëse dhe historinë e saj në marrëdheniet me fotografinë, filozofinë feministe apo maskilitetin e brishtë, urrejtjen fillimisht për ngjyrën rozë si shenjë të feminitetin dhe më pas të pranimit të kësaj ngjyre të bukur (madje dhe pantallonat e saj ishin rozë).

“Një skulpturë qelqi rozë: një shkallë e pamundur; perde rozë: referencë ndaj festave që zbulojnë gjininë e një bebi, por edhe të filmit Barbie; tekstet me dritë LED me shprehje popullore misogjiniste dhe një seri screenshot (pamje ekrani) nga Tinder, aplikacioni i takimeve”.

Ekspozita ishte e ndarë në tre seksione të ndryshme në tri ambiente të ndryshme të hollit kryeminstror. Secila pjesë kishte edhe dedikimin tekstual të saj.

 

 

Një ekspozitë e bukur. Si vetë lulet që i dhuruan artistes Blerta Kambo!

_______

Tiranë, më 13 dhjeto 2023

Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.