“Nëntor 26”, 30 artistë të njohur ekspozojnë në Galerinë FAB

Ekspozita do të qëndroje e hapur deri, më 30 nëntor 2023.


Nga Dash Frashëri

“Nëntor 26”

Ekspozita e përvitshme e pikturës shqiptare “Nëntor” këtë vit në edicionin e 26-të të saj vjen me pjesëmarrjen e 30 artistëve të njohur.

“Nëntor 26” është hapur në Galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve, e organizuar nga piktori Aleksandër Filipi dhe do të qëndroje e ekspozuar deri, më 30 nëntor 2023.

Ekspozita e vendosur në tri sallat e Galerisë FAB përmban punime të artistëve si: Aleksandër Filipi, Anastas Konstandini, Adrian Devolli, Andi Hila, Artan Buca, Ardit Boriçi, Agron Mesi, Buron Kaceli, Dea Tili, Denisa Brahimi, Eniela Veveçka, Erion Bardhi, Erina Dibra, Fatmir Juka, Gazmend Leka, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Llazar Taçi, Merita Selimi, Meri File, Nikolin Ivanaj, Shpëtim Kërçova, Pëllumb Bylyku, Orlis Vathi, Zef Shoshi. Të ftuar janë Besnik Erebara dhe Lec Shkreli.

Piktorët prezantohen me punë të reja, si rregull është që të prezantohen me një apo dy vepra në pikturë, kryesisht në gjininë e kompozimit.

“Janë piktorë të konsoliduar në individualitetin krijues dhe përpjeka e secilit është që të vijë me një prurje brenda vetes”, tha kuratori Aleksandër Filipi, i cili edhe ai ka dy punime shumë interesante në këtë ekspozitë.

(Piktori i njohur, Gazmend Leka)

Piktori i njohur, Gazmend Leka, merr pjesë me dy punime.

Edhe 91-vjeçari Ksenofon Dilo, një nga baballarët e arteve figurative shqiptare, Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri (Tiranë) nga 1987 – 1992, prezantohet me dy vepra të tij.


(Botuesi i “Tirana Diplomat”, Dash Frashëri dhe piktori Ksenofon Dilo)

Veterani i arteve, piktori i mir[njohur Zef Shoshi , tashmë 84 vjeç, vjen me ketë kompozim.

Pëllumb Byluku vjen në stilin e tij të preferuar, me dy kompozime të freskëtar dhe që përcjellin mesazhe sociale të kohës sonë, përmes një harmonie të bukur ngjyrash ku mbizotëron bluja.

Befasuese është Meri File, me një nudo shumë të bukur. Një virgjëreshë brenda një qelie.

Llazar Taçi prezantohet me këtë vepër.

Hasan Çapari mbetet gjithmonë interesant.

Një mjeshtër si Buron Kaceli prezantohet me këto dy vepra.

Nikolin Ivanaj dallohet për koloritin e tij.

Anastas Kostnadini me një megakompozim me tetë pjesë.

Lec Shkreli ka këto dy punë.

Adrian Devolli gjithmonë me gjetjet e tij.

Ardit Boriçi është një piktor i ri dhe shumë i talentuar. Këtu kemi pranë veprës së tij në Ekspozitën “Nëntori 26”.

Interesimi është i madh për këtë ekspozitë.

Skulptori i njohur përmetar Besim Çaushi, i cili ka bërë emër të madh në Greqi me punët e tij të mrekullueshme, është një nga vizitorët e shumtë gjatë ceremonisë së hapjes.

DISA NGA PUNIMET

Merita Selimi

Eniela Veveçka

Erjon Bardhi vjen me dy punë.

Fatmir Juka

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.