“Dimri i librave” dhe “pranvera letrare” e Bashkim Hoxhës

REPORTAZH nga promovimi i romanit të Bashkim Hoxhës “Dimri i Librave” te Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit


Nga Dash Frashëri

“Dimri i librave”

“Një tradhti dashurie shkarkohet në rrëfime,
një tradhti miqsh me ditët kalon,
por është e rëndë, shumë e rëndë, tradhti e kohës.
Të braktis, të flak, të çvlefteson.
Ti flet, oh, sa e rëndë është,
ti flet dhe askush nuk të dëgjon.
Si një film pa zë jeta, madje më keq,
si një film pa zë,
ku edhe titrat janë prishur”.

Kështu shkruhet në paskopertinën e romanit të riBashkim Hoxhës.

“Rrugë e gjatë për të mbrritur tek romani me i ri në librari DIMRI I LIBRAVE. Botim i ONUFRI”, shkruan Hoxha.

Rrugë e gjatë për të mbrritur tek romani me i ri në librari DIMRI I LIBRAVE. Botim i ONUFRI.

Posted by Bashkim Hoxha on Friday, July 28, 2023

Shkrimtari durrsak duket se e njeh mirë protokollin e promovimit. Dhe më mirë se kushdo, ja bën Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

“Nje ditë e veçantë, nga ato të rrallat. Një kafe me Presidentin e Republikës Bajram Begaj në zyrën e tij këtë mëngjes. I dhurova romanin tim më të ri DIMRI I LIBRAVE botuar nga ONUFRI dhe bëmë një bisedë të hapur miqësore për dimensionin kulturor te shtetit, politikës dhe shoqërisë”, shkruan shkrimtari.

Nje ditë e veçantë, nga ato të rrallat. Një kafe me Presidentin e Republikës Bajram Begaj në zyrën e tij këtë mëngjes….

Posted by Bashkim Hoxha on Wednesday, July 26, 2023

Për një shkrimtar, momenti më i bukur është kur jep autografin e parë.

Autografi i pare per romanin e ri. DIMRI I LIBRAVE.
…Eshte i bukur dimri neper libra. Por ç’mund te themi per dimrin e shkrimtareve?
Botim i ONUFRI.

Posted by Bashkim Hoxha on Thursday, July 20, 2023

Por, edhe falenderimet e para!

“Mirënjohje per punen e bere me dashuri nga botuesit e ONUFRIT Enxhi e Bujar Hudhri dhe per redaktimin frymezues nga Kadia Dedja. Faleminderit Indrit Domi per kopertinen qe flet”.

Kemi vdekur? Dhe nuk e dimë?
Ç’të ka shkrepur sot të flasësh për vdekjen? Ka kohë pêr vdekjen.Flasim për dimrin ashtu si…

Posted by Bashkim Hoxha on Sunday, July 23, 2023

FTESA E BASHKIMIT

Ftesën e Bashkimit, për të marrë pjesë në promovimin e romanit “Dimri i Librave” te Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e prita me kënaqësi.

Drejtoresha e Qendrës, Alda Bardhyli, ja ka dalë ta shndërrojë atë në një “panteon promovimi”. Një vatër të bukur letërsie.

Bashkimi i “gazetave të mengjesit” është një nga shkrimtarët shqiptarë më prodhimtarë dhe një autor i përkthyer në shumë gjuhë, nga shtëpi botuese prestigjioze.

Skenaristi i shtatë filmave – midis tyre edhe i famshmi “Në çdo stinë” (1980) – dhe fitues i disa çmimeve të mëdha është një njohës i mirë i jetës së përditshme, kjo dhe për faktin se një nga kontributet e çmuara të tij është edhe gazetaria me tipare të theksuara qytetare dhe sociale.

Romani është ndarë në katër pjesë, në të cilat, personazhet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin: Prologu (Muza e vjetër), Pjesa e parë (Koha); pjesa e dytë (Atdheu); pjesa e tretë (Jeta); pjesa e katërt (Pranverë, vjeshtë, dimër)

Adnan K., Sokrati, Fatmiri, Simoni, Sidriti, Bela, Mirela, Triumfi janë personazhet e krijuara nga autori, por që ata duken mjaft realë.

“Kam dashur të bëj në këtë libër një tablo të shoqërisë moderne, parë nga kendvështrimi i raportit të saj me librin. Një grup shkrimtarësh që janë në një çetë të harruar të shoqëris[ dhe koha që lëviz gjithmonë me shpejtësi dhe ne që nuk e ndjekim dot”, tha autori i romani “Dimri i Librave”.

Në panel, bashkë me Hoxhën, ishte edhe botuesi Bujar Hudhri, i shtëpisë botuese “Onufri”, që ka botuar edhe romanin. Ai kërkoi vëmendje për kulturën në Shqipëri dhe veçanërisht për librin.

“Bashkim Hoxha po mban gjallë librin shqip.Shteti shqiptar as që e çan kokën për kulturën dhe shkrimtarët e vet, për veprat e tyre, për botuesit, për lexuesit”, tha Hudhri, i cili është njëherësh edhe botuesi ekskluziv i Ismail Kadaresë.

Nuk mungoi në promovim as ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili i akordoi Bashkim Hoxhës titullin “MJESHTËR I MADH” (30 qershor 2010), në një ceremoni ku u dha edhe premiera e komedisë së tij “Udhëtimi pa vizë i një alieni”.

I pranishëm edhe ish-Kryetari i Kuvendit, shkrimtari Namik Dokle.

“Bashkimi ka letërsi të mirë. Personazhe me shumë jetë. Askush nuk e di sa e lodhshme është të shkruash një libër. Megjithatë, shkrimtari do të shkruajë edhe sikur të mos fitojë asnjë qindarkë, edhe sikur të mos botohet kurrë”, tha Dokle, një nga librat e të cilit së fundi është përkthyer në bullgarisht.

Në radhën e parë, të pranishëm edhe ish-ministri i Jashtëm, shkrimtari Besnik Musftafaj, por edhe ish-gazetari i “Zërit të Amerikës”, Frank Shkreli, apo edhe Mujo Buçpapaj, botuesi i gazetës letrare “Nacional”.

Studiuesi Behar Gjoka vlerësoi guximin krijues t[ Bashkimi Hoxhës, autor i 15 romanev, për ta shkundur njeriun, për ta sjellë në vete atë, për ta sjellë më afër librin në këtë krizë të të lexuarit.

“Është një roman me personazhe të gjallë. Nuk ka hunbur lexuesi, por shpirti. Letërsia është në krizë”, tha Gjoka.

Deputetja Flutura Açka, në një shkrim të saj, dedikuar romanit “Dimri i Librave”, shkroi: “Rrallë ka mes nesh qytetarë të angazhuar me shoqërinë shqiptare në përmasën e tij: shkrimtar, dramaturg, gazetar, komunikues publik, e mbi të gjitha, një qytetar me rrason njerëzore të veshur plot mirënjohje.”

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Albert Zholi, duke folur për romanin, tha: “Stina e dimrit për librin ka dy këndvështrime: I pari që në dimër besohet se njerëzit lexojnë më shumë libra pasi dalin më pak jashtë, dhe e dyta që tregon se sot ka një dimër në leximin e librave. Njerëzit kanë hequr dorë nga libri dhe janë qasur te interneti. Një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore, nën perceptimin e njerëzve që jetojnë me librin, si një metaforë mbi rëndësinë që ka arti kultura në ridimensionimin shpirtëror e social të kohës që jetojmë”.

Promovimi i romanit “Dimri i Librave” u ndoq me interesim edhe nga mediat e shkruara dhe ato televizive.

Rituali i dhënies së autografëve dhe fotove me autorin është edhe momenti më domethënës.

Edhe unë e marr librin me autografin e autorit.

Faleminderit Bashkim!

___________________________________

Tiranë, më 21 shtator 2023

Hisni Meta, mjeshtri i harmonisë!

Piktori Hisni Meta feston 70-vjetorin. Një artist me një dashuri të madhe për artin e bukur. Perfeksionist.

“Shqipëria në akuarel” në penelin e “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti

Ekspozita me 60 punime në akuarel do të qëndrojë e hapur, deri më 10 maj në Galerinë FAB.

Liri përmes Artit II, si liria përmes ëndrrës

Një ekspozitë, e cila bën bashkë përjetime, qasje, situata dhe gjendje të larmishme psikoshpirtërore

Myslimanizmi lirik

imami Abdullah Kolgjini krijoi këtë "lehva" të dashuruarish në xhaminë e Floqit