Grafikat e Italo Kalvinos do të ekspozohen në Qendrën Kombëtare të Librit

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera vizitoi Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera vizitoi Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Krijimi i programeve të përbashkëta për mbështetjen e librit shqip në gjuhën italiane, aktivitete të ndryshme me në fokus librin, ishin pjesë e diskutimeve.

Ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes së Italo Kalvinos një autori i shquar i letërsisë italiane. Një ekspozitë me grafika të tij do të hapet gjatë muajit tetor në Qendrën Kombëtare të Librit.

Italo Kalvino lindi nga prindër italianë, në Santiago de Las Vegas në periferi të Havanës, më 15 tetor 1923 dhe vdiq në Siena, më 19 shtator 1985.

Kalvino ishte shkrimtar italian, intelektual me angazhim të madh politik, civil dhe kulturor. Ai ishte një nga tregimtarët më të rëndësishëm italianë të gjysmës së dytë të shekullit XX. /ATSH

MË SHUMË LAJME

Prej Liqenit të Dritës drejt Qytetit të Diellit

Më 4 shtator, në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës, u hap ekspozita personale e artistit bashkëkohor shqiptar Gentian Zeka.,…

“Message in a Bottle”  – “Mesazh në shishe”

“Message in a Bottle”  - "Mesazh në shishe" Kështu titullohet ekspozita e mozaicistit të shquar, Saimir Strati, e hapur në…

Stavri Çati, piktori që e ktheu kujtesën në ngjyrë

Nga Ëngjëll Serjani Ka artistë që e shohin botën përmes ngjyrave dhe ka të tjerë që, përmes ngjyrave, përpiqen ta…

Arti polak në FAB, “Workers” sjell një vështrim mbi njerëzit dhe punën e përditshme

Nga Julia Vrapi Njerëzit dhe puna e përditshme janë në qendër të projektit artistik “Workers”, që sjell në Tiranë punën…

Prej Liqenit të Dritës drejt Qytetit të Diellit

Në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës, u hap ekspozita personale e artistit bashkëkohor shqiptar Gentian Zeka

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.