Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Atletja shqiptare fiton e garën e 3000 metrave me pengesa

Luiza Gega ka shtuar një tjetër medalje në karrierën e saj. Atletja shqiptare u rikonfirmua Kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa e zhvilluar këtë të shtunë në Serbi.

Gega e kaloi finishin me kohën 9 minuta, 21 sekonda e 53 të qintat. Një dominim i Luiza Gegës në Kraljevo në aktivitetin ku marrin pjesë jo vetëm vendet e rajonit, por prej kohësh edhe më gjerë.

Kjo garë i siguroi asaj edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Luiza Gega gjatë vitit 2023 fitoi edhe medaljen në Lojërat Europiane muajin e kaluar.

Gega është edhe kampione e Europës në fuqi po në 3000 metra me pengesa, ndërsa gara e radhës do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet gjatë muajit gusht në Budapest.

Tv Klan

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

Giovanni Fattori – Piktori që e bëri tokën të flasë!

Nga Saimir Kadiu GIOVANNI FATTORI – PIKTORI QË E BËRI TOKËN TË FLASË (6 SHTATOR 1825 – 30 gusht 1908)…

Prej Liqenit të Dritës drejt Qytetit të Diellit

Më 4 shtator, në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia”, Durrës, u hap ekspozita personale e artistit bashkëkohor shqiptar Gentian Zeka.,…

“Message in a Bottle”  – “Mesazh në shishe”

“Message in a Bottle”  - "Mesazh në shishe" Kështu titullohet ekspozita e mozaicistit të shquar, Saimir Strati, e hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.