Një foto me Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

“Yuri… Yuri! Duam të bëjmë një foto me ty, të lutem!”

Që nga 20 janari i 2020, kur diplomatja amerikane, Yuri Kim, u betua si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit, ajo hyri menjëherë në zemrat e shqiptarëve.

??️ | Yuri Kim u betua dje si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Friday, January 10, 2020

Yuri Kim është ambasadorja e 17-të e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, që nga 10 gusht i vitit 1922, kur Makswell Black u caktua si i dërguar i jashtëzakonshëm. Me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, më 15 mars 1991, ishte Kristofor Hill (i Ngarkuar me Punë, për hapjen e ambasadës), para se të pasohej nga ambasadori Wiliam Ryerson. Kim është e treta ambasadore e SHBA-ve, pas Marisa Lino dhe Marcie Ries.

Entuziaste për detyrën e re diplomatike. “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, ishte postimi i saj i parë përmes faqes zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

?? │ “Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, Ambasadorja e…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, January 23, 2020

Kur Yuri Kim paraqiti Letrat Kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përshtypja që ajo krijoi ishte shumë pozitive. Diplomate. E bukur. Elegante. E qeshur. E veshur me shije. “All in One”.

Ish-ndihmësja në Zyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell, e njihte mirë fuqinë e komunikimit përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter dhe Instagram. Ajo i ftoi shqiptarët të ndiqnin mesazhet e saj, të cilat në fakt, janë të Shteteve të Bashkuara. Ambasadori përcjell mesazhin zyrtar amerikan.

Ambasadorja Yuri Kim është – ndoshta – kryediplomatja amerikane më e mediatizuar ndonjëherë: intervista të shumta televizive; vizita pune dhe protokollare të përditshme dhe të pasqyruara në masmedian online, pjesëmarrje në seminare dhe konferenca.

Personalisht, për mua, edhe si botues i Gazetës Online “Tirana Diplomat”, ishte një sfidë shkrimi i portretit të saj. Kërkoja të ishte disi i veçantë. Të kishte një këndvështrim ndryshe.

Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

 

Si një dashamirës i madh i SHBA-ve, për atë që Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë në vizionin tim, dhe për më tepër një ndjekës i rregullt i faqes zyrtare të Ambasadës, duke kryer një “research fotografik” besoj se gjeta edhe të veçantën e identitetit të Yuri Kim: Një diplomate e dashuruar me qytetarët e thjeshtë, fëmijët, të rinjtë, punëtorët e thjeshtë dhe të moshuarit. Me një sjellje plot respekt. Tipike për një diplomat amerikan.

“Yuri… Yuri! Duam të bëjme një foto me ty, të lutem!”

Zgjodha nga mijëra fotot e aktiviteteve të saj gjatë tre viteve në Shqipëri, ato që unë i konsiderova si thelbin e qënies së saj. Personifikimin e Yuri Kim.

Janë 100 foto në këtë kolazh. Njëra më e bukur se tjetra. Kim në disa versione. Pasi, siç thotë edhe shprehja më popullore: “Me kam shkodran, të tana i ban”. Unë mund ta perifrazoja: “Kur je Yuri Kim, ofron buzëqeshje!”.

Ambasadorja amerikane e njeh shumë mirë Shqipërine turistike. Ka vizituar çdo qytet të Shqipërisë. Diku ka pirë një gotë uzo; diku ka blerë një misër të pjekur; diku ka marë lule, diku edhe ka dhënë autografe.

“Yuri”, me tingëllon më bukur kështu, si një nënë e përkryer ka një dashuri të veçantë për fëmijët. Lumturohet kur i takon. Kur fotografohet me ata. Rezaton e gjitha.

Vizitat në shkolla, me rastin e aktiviteteve të ndryshme, janë një mundësi e mirë për nxënësit për të bërë foton e tyre të ëndrrave. Ta ruajnë si kujtimin më të bukur të jetës. Ta vendosin në kornizë.

Herë në një pallat sporti, herë në një auditor dhe herë në një “American Corner”. Yuri është gjithmonë e gatshme.

“Yuri… Yuri! Duam të bëjmë një foto me ty, të lutem!” .
Ambasadorja amerikane e ka dëgjuar me mijëra herë këtë kërkesë, siç janë edhe me mijëra që ajo ka takuar dhe është fotografuar.

Yuri Kim, e cila është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson Shtetet e Bashkuara si ambasador dhe ambasadorja e parë e SHBA-ve nga Guami, vazhdon ritualin e bukur të saj. Gjithmonë e qeshur dhe e gatshme. Për foton e radhës. Për të bërë të lumtur të tjerë fëmijë shqiptarë, apo të komuniteteve që jetojnë në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane është shumë aktive në jetën sociale në vend. Merr pjesë dhe jep mesazhe të rëndësishme.

Yuri nuk bën dallime. Ajo është ambasadorja e shtetit më të dashur për shqiptarët: Shtetet e Bashkura të Amerikës. Të gjithë duan një foto me atë. Të shkëmbejnë dy fjalë të ëmbla.

Personalisht, nuk e kam pasur mundësinë për ta takuar ndonjëherë, edhe pse e kam ndjekur si një pjesëmarrës në aktivitete të hapura për publikun. Zëri i saj i ëmbël, të bën ta kuptosh botën e saj.

Edhe pse detyra diplomatike e një ambasadori është me afat të paracaktuar, dhe Yuri Kim, ashtu si parardhësit e saj të tjerë janë larguar nga Shqipëria, ajo ka lënë tashmë foton më të bukur të saj. Shënimin më të bukur të saj. Në Memorialin e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kur nisa ta shkruaja këtë profil të Yuri Kim – “të paautorizuar”, siç edhe përcaktohet në botën e letrave – u riktheva në kohë, shumë dekada më pas, atëherë kur SHBA ishte një ëndërr e ndaluar, kur të dëgjoje “Zërin e Amerikës” ishte një krim.

Prej 32 vjetësh, SHBA ka fituar statusin më të privilegjuar në Shqipëri. Ambasadorët amerikanë janë idhuj. Dhe e meritojnë. Janë heronjtë e shqiptarëve!

Për Yuri Kim mund të shkruaja gjatë, çdo ditë nga një shkrim të bukur. Por, më mirë se fotot nuk e shkruan dot askush historinë e saj në Shqipëri!

Lexo më shumë nga

“Posteri”

Posteri i një ekspozite është komunikimi i parë i artistit me artdashësit dhe publikun.

“Dhoma e pasme” e Buron Kacelit

Me këtë titull intrigues të përzgjedhur nga kuratorja Edit Pula, u hap ekspozita e Buron Kacelit te GAT.

Zef Shoshi, “aristokrati” i portretit

Portretisti mitik i Enver Hoxhës. E nisi pikturën si "Kopjuesi" i Da Vinçit. Famija "Shoshi, një dinasti në artin shqiptar.

Myslimanizmi lirik

imami Abdullah Kolgjini krijoi këtë "lehva" të dashuruarish në xhaminë e Floqit