Gazetari Raimond Kola, fotografi i “botës së egër”!

Gazetari Raimond Kola ka fotografuar gati 200 specie shpendësh dhe kafshësh të habitatit natyror shqiptar


Gazetari Raimond Kola ka fotografuar përgjatë viteve të fundit gati 200 specie shpendësh dhe kafshësh të habitatit natyror shqiptar në shumë territore.

Pasioni për natyrën e ka bërë Raimondin që ta njohë më mirë atë dhe të bëhet dëshmitar i një pasurie të rrallë që duhet mbrojtur. Së fundi ai fotografoi në liqenin e Tiranës Rosën Mandarin një shpend i rrallë, e mes zogjve më të bukur në botë.

T

Pasioni ishte i hershëm por gjatë pandemisë vëzhgimet e sjelljes së lejlekëve dhe shpendëve të tjerë të ujit në liqenin e Viroit e bënë që ti përkushtohet fotografisë së botës së egër në mënyrë profesionale.

Ai realizoi fotografi të shpendëve të padokumentuar më parë me fotografi në Shqipëri si të hutës bishtbardhë apo skifterit të vogël . Për të fotografia është pasion dhe durim.

Fotografi Kola po përgatitet të publikojë albumin e 100 shpendëve të fotografuar në lugina, ligatina, dhe zona të mbrojtura të Shqipërisë. Ai beson se jeta e egër po përmirësohet në zonat që po braktisen nga popullsia dhe vijon të kërcënohet aty ku pa vijon gjuetia e paligjshme dhe rreziqet e tjera me natyrë humane. /Top Channel

Buza, i pari piktor modern shqiptar

"Ai mbetet për mua më kompleksi, më origjinali  dhe më i jashtëzakonshmi piktor shqiptar i shekullit të kaluar"

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.