“NostraTempusi” i Gazmend Lekës, misteri i shndërruar në art!

Ekspozita “NostraTempus”, një krijimtari filozofike që ndjell kuriozitetin e artdashësve. E hapur në “GOCAT”


Nga Nadire Buzo

Ekspozitë personale, thotë ftesa.

Sapo hyn në sallën komode të Piramidës, sheh shpalosur në një murale të madhe, dukshëm një Sistem matematikor me forma e dimensione gjeometrike. Një sistem logjik dhe racional që studion ligjësitë abstrakte me anë të simboleve dhe shprehjeve. Mendon se ke hyrë gabim. Afrohesh dhe sheh figura dhe heksagrame të çuditshme.

Në krye të herës, është Zogu simbol i yni prej lashtësie. Krenar, vrojtues, stoik e monumental. Me tej, po ai zog, në fluturim me krahë hapur i egersuar me dy koka te kreshperuara. Simbol i Emblemës Kombëtare, Flamurit.

Kupton menjëherë se këtu është Gazmend Leka. Autoritar me brendi kanonike dhe filozofike. Profeci- skema dhe mendime të thella të cilat ndryshojnë nga koha në kohë, sipas prioriteteve te tij në atdheun ku frymon. Profecia e Gazit në Nostratempus, ka të bëjë me botën e tij shpirterore, kulturën e leximit dhe bagazhin e tij intelektual, mendimin filozofik dhe interpretimi figurativ në shprehjen e ideve.

Forca kozmike e mëshiruar në egzistencën, mashkull femer, dritë – errësirë, diell- henë. Gjithmonë ndeshja e të kundërtave. Duke përdorur trigrama dhe heksagrama me kuptime simbolike në secilën prej tyre.

Një fshehtësi enigmatike që ndjell kuriozitetin e artdashësve.

Variante të ndryshme të heksagramit, duke i vënë shpesh këto në funksion të mendimit, shpjegon gjendjen, arsyen dhe shkaqet e gjithçkaje qe ndodhin përreth tij.

Profecive e parashikimeve të vetë piktorit me Nostratempusin, brenda të cilit ka filozofi, besim, ka Zot, ka fe, ka shkencë, ka dashuri e alkimi, mëshiruar në art.

Ne vizitorët, fillojmë e bëjmë hamendësime të ndryshme në pavetëdijen e secilit. Duke kuptuar se brenda tyre ka mençuri dhe vlerë, dije të cilat i transmeton ndër brezat e artistëve të ardhshëm.

Eshtë Flamuri- Totemi, mbrojtësi i Fiseve të Kombit tonë. Flamuri, së bashku me Himnin e tij është aty.

Pavarësisht mjegullnajave dhe mistereve që përmbajnë brenda vetes profecitë e Gazit, në brendi të këtij sistemi është përmbledhur bota artistike e piktorit me ekspozitat e shpërfaqura ndër vite, me tema interesante të përveçme nga përmbajtja jetësore, filozofike, shkencore dhe artistike. Ndaj e ke të lehtë ta zbërthesh sistemin me ekuacionet me disa të panjohura brenda tyre.

Vetë matematika si shkëncë abstrakte ja lejon Gazit abrastraksionizmin e paraqitjes se tyre. Kjo fsheh disi misterin e zbërthimit të këtij sistemi në dukje matematikor me gërma, simbole e figura gjeometrike. Është “Udhëtim në Qendër të Qenies”.

Në traktatet alkimike europiane të shekujve XVI dhe XVII të cilave Gazment Leka u përmbahet, heksagrami ( ylli me gjashtë cepa), shihej si diagrami i përsosur i materies. Ai formohet nga bashkimi i katër simboleve elementare: Trekëndëshi me majë lart (Δ). Përfaqëson Zjarrin, elementin e lehtë që ngjitet lart drejt qiellit, simbol i energjisë aktive dhe mashkullore.

Trekëndëshi me majë poshtë (∇). Përfaqëson Ujin, elementin e rëndë që zbret poshtë drejt tokës, simbol i energjisë pasive dhe femërore.

Ajri dhe Toka. Kur dy trekëndëshat priten, vijat e tyre horizontale krijojnë dy simbolet e tjera: trekëndëshin me majë lart të prerë nga një vijë (Ajri) dhe trekëndëshin me majë poshtë të prerë nga një vijë (Toka).

“ Jeta i bindet rendit kozmik i cili nga ana e tij është në ndryshim, prandaj të gjitha qeniet e gjalla duhet të mësohen të përshtaten me atë që është e pashmangshme”.
Kjo frazë filozofike disi fatale, të drejton drejt fatalizmit pavarësisht unit të secilit. Ndaj për të qëndruar mbi rrethanat e Universit, na duhet të tregojmë mençuri për t’ia dalë mbanë jëtës tonë, duke qenë në harmoni me kushtet e kozmosit dhe ruajtur lidhjet me realitetin. Gazi e njeh mirë realitetin e kohës që jeton. Performanca e sistemit të tij ka brenda enigma. Ekuacione që duan zgjidhje brenda ketij sistemi matematikor, filozofik, e gjuhësor me plot enigma e tëpanjohura brenda tij.

Nuk mund të shpjegohen shkaqet e të gjitha ndodhive të Nostratempusit, i cili ka brenda tij, Nostradamusin. Gjithçka ndodh nën efektin e ndryshimeve. Këto procese mbeten një formulë magjike, me të panjohura të fshehta. Ndoshta, se edhe vetë Gazmend Lekës i pëlqen mjegulla e misterit. Ndaj nuk bëri asnjë hap për të na shpjeguar Nostratempusin e tempullit të tij. Ky është arti bashkohor i performimit, – Jepi, kuptimin tënd tablosë . – Është përgjigjja e tij sapo e pyet.

Gazi i jep rëndësi fjalës, me një narrativë të pëlqyeshme, kësaj here nuk deshte të hidhte dritë në psikoanalizën e ngjarjeve brenda këtij sistemi, me lidhje të padukshme brenda kllapave të ekuacioneve me një, dy apo disa të panjohura. Ku vetë sistemi ka brenda tij dhe lidhje subjektive në raport me individë të përcaktuar. Brenda të cilëvë ka një përputhje të përcaktuar.

Në brendësinë e një sistemi me shtrirje murale, nuk shpjegohen të gjitha domethëniet që përmbajnë ekuacionet.
Megjithatë, së fundmi mund të themi se Nostratempusi i Gazmend Lekës, është një ekspozitë domethënëse me shumë vlera, duke krijuar një kompleksitet ndjenjash të bukura. Ku vetë matematika dhe fizika kuantike kanë krijuar tek njeriu vlera të reja.

Kush e njeh artin mistik të piktorit e kupton mirë këtë. Kadare theksonte: “shkrimtari nuk duhet të japë shpjegime mbi veprën e vet”. Heminguej thoshte: “artisti nuk duhet të flasë për atë që bën, por duhet të bëj atë që bën më mirë.”

Flasin vetë performancat e përveçme të Gazmend Lekës, duke e afirmuar veten nga njëra ekspozitë tek tjetra, jo vetëm si një piktor i madh por edhe një artist shumë dimensional.

Shpjegimi vjen vetiu, secili e ndjen tablonë e tij, në një formë apo në një tjetër. Pavarësisht narrativës mbi emërtimet e tablove, vizitori duke memorizuar dhe hulumtuar mbi ekspozitat dhe performancat e tij, kupton se, kjo është bota e tij shpirtërore. Tempulli i tij, atdhedashuria. Jeta. Kujtesa Kombëtare- Kumti përcjellë ndër breza.

Duke dashur të zbërthesh këtë sistem, hapsinor dhe artistik, Nostratempus, lindin dëshira për jetën dhe për veten. Këto dëshira të bukura nuk krijohen lehtë, por vetëm nëpërmjet artit.

—-

(Marrë nga faqja në Facebook e autores së shkrimit)

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“NostraTempusi” i Gazmend Lekës, misteri i shndërruar në art!

Nga Nadire Buzo Ekspozitë personale, thotë ftesa. Sapo hyn në sallën komode të Piramidës, sheh shpalosur në një murale të…

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Galeria Kombëtare e Arteve po i nënshtrohet një procesi transformimi të plotë, me fokus modernizimin e hapësirave dhe krijimin e…

“NostraTempus” – Sepse thelbi fle thellë… në artin e Gazmend Lekës!

Nga Brunilda Çela "Thelbi fle thellë", thoshte i madhi Petro Zheji. Ashtu si në artin e profesorit. Ku piktura nuk…

Taso dhe poezia e kujtesës poradecare!

Nga Ylli Drishti Historian & Kurator Arti Anastas Kostandini - Taso është një nga personalitetet më përfaqësuese të artit bashkëkohor…

“Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”

Nga Gazmend Leka “Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë” Këtë të vërtetë të madhe e ka…

“NOSTRATEMPUS” – Gjuha e shenjave: Një rikthim tek e pathëna!

Nga Ardian Isufi & Ardian Kapo Kuratorët të Ekspozitës Arti mund ta rikthejë si dëshmi atë që historia lë pas…

“Dua më shumë Shqipërinë”

Galeria e Artit në Korçë çeli ekspozitën “Dua më shumë Shqipërinë”, një udhëtim artistik përmes veprave që mbartin në vetvete…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“NostraTempusi” i Gazmend Lekës, misteri i shndërruar në art!

Ekspozita "NostraTempus", një krijimtari filozofike që ndjell kuriozitetin e artdashësve. E hapur në "GOCAT"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.