
“Tirana Horizontale”
Ekspozita e piktorit Endri Myrtaj është e hapur në “ONIO Art Gallery”, deri më 11 nëntor 2026.

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, “Tirana Horizontale”, më 6 nëntor, në “ONIO Art Gallery”, e cila do të jetë e hapur deri më 11 nëntor 2026.

“Tirana Horizontale” është një përpjekje për të kapur ato pjesë të vogla të Tiranës që dikur bashkëjetonin natyrshëm me dritën, bimësinë, oborret dhe kopshtet — hapësira të thjeshta, por të mbushura me frymë dhe afërsi njerëzore.

Ky cikël është një dialog i heshtur mes njeriut dhe natyrës brenda qytetit — një kujtesë se ne jemi pjesë e saj dhe se arkitektura duhet të na e kujtojë këtë, jo të na e marrë”, shkruan ndër të tjera, autori në tekstin e tij kuratorial.





























