“Periferia: Tranzicione pamore”

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit – Edicioni i Dytë


Nga Ph.D. Oltsen Gripshi

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit pamor dhe ky vit shënon edicionin e 2-të të tij, ku falë përfshirjes së vendeve të ndryshme nga e gjithë bota ka si qëllim shpërfaqjen dhe spikatjen e vlerave artistike të së tashmes tonë nëpërmjet qasjes konceptuale dhe filozofike të artistëve bashkëkohor mbi temën: “Periferia: Tranzicione pamore”.
Qenia njerëzore në rrugëtimin e saj është organizuar sistematikisht në shoqëri. Kjo veçori tipike e qenies njerëzore ka për qëllim të bashkëndajë ekzistencën e vet me të tjerë të ngjashëm.

Një aspekt antropologjik që mundësoi lindjen e qyteteve e rrjedhimisht edhe të periferive.

Periferia është e barasvlershme me perimetrin, me kufizimin e një territori, apo peizazhin brenda secilit ndërvepron një grup shoqëror.

Periferia përfaqëson folklorin urban par excellence, një vend piktoresk dhe kontradiktor njëherazi: i pafajshëm dhe i dhunshëm, poetik, por në të njëjtën kohë degradues. Një hapësirë që mbart brenda vetes të vërtetën e jetës njerëzore, aty ku koha dhe gjithçka tjetër herë-herë mbeten pezull.

Periferia është shumë më shumë sesa një hapësirë territoriale, koncept hermetik shoqëror dhe përmasë antropologjike e pavarur nga pjesa tjetër e qendrës së qytetit. Periferia është shëmbëlltyra e së vërtetës të një shoqërie që kur nisën të krijoheshin qytetet e para në antikitet e deri në metropolet e sotme të bashkëkohësisë tonë.

Periferia personifikon thjeshtësinë, por edhe ndërlikimin e të qasurit përballë sfidave të shumëfishta të jetës, miqësinë dhe armiqësinë, respektin dhe përbuzjen, nderin dhe amoralitetin, pranimin dhe refuzimin, besën dhe pabesinë, lirinë e të jetuarit pa rregulla dhe kaosin e bashkëjetesës që rrjedh prej saj, doket, zakonet dhe pseudo “qytetarin e ri”.

Ndaj së pari do të duhet ta jetojmë qytetin për të njohur më pas edhe peizazhin e tij social, ekonomik dhe kulturor. Në këtë fushëpamje artisti bashkëkohor ndërhynë me shumë kujdes dhe brishtësi për të hulumtuar këtë të vërtetë e më pas për ta muzealizuar atë nëpërmjet veprës artistike brenda një hapësire muzeore.

Janë 34 pavijone kombëtare pjesëmarrëse të cilë do të ekspozohen në 11 institucione publike, sheshe dhe monumente të trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit, ato janë: Afrika e Jugut, Argjentina, Brazili, Bullgaria, Finlanda, Gjermania, Italia, Japonia, Kamboxha, Kameruni, Kanadaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kosova, Kuba, Libani, Mongolia, Mauritiusi, Nigeria, Norvegjia, Polonia, Qipro, Uganda, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovakia, Spanja, Togo, Turqia, Uruguai, Vietnami, Zelanda e Re dhe Zvicra.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

“NO MERCY”

Nga Inda Sela Kuratore e Ekspozitës "NO MERCY" I pyetur mbi praninë e zemërimit në veprat e tij, Basquiat shprehet:…

Fuqia e skulpturës!

Nga Ardian Pepa Ky bust i Qemal Stafës, realizuar nga skulptori Janaq Paço, në periudhën e parë të regjimit komunist,…

Durrësi bëhet sërish një pikë takimi e artit bashkëkohor ndërkombëtar!

Sot, më 1 tetor, në orën 18:00, në Ish-Vilën Mbretërore të Mbretit Zog I, çelet Edicioni i Dytë i Bienales…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Delegacioni italian takim me Rektorin e Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Erald Bakalli si dhe Përgjegjësin e Sektorit të Projekteve,…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.