U prehsh në paqe, Kujtim Buza!

“Me largimin e tij, arti shqiptar humbet jo vetëm një piktor, por një përfaqësues të një prej familjeve të mëdha të artit shqiptar”


Nga Helidon Haliti

Një fotografi sa një mijë fjalë!

Ka fotografi që fiksojnë një çast.
Dhe ka fotografi që, pa e ditur, bëhen lamtumirë.

Kjo është një prej tyre.

Kujtim Buza rri përballë dritës, ndërsa xhami ia kthen figurën përballë vetes. Dy Kujtime në të njëjtën fotografi: njeriu dhe hija, piktori dhe kujtesa, ai që është ende aty dhe ai që duket sikur po largohet.

U prehsh në paqe, Kujtim Buza!

Me largimin e tij, arti shqiptar humbet jo vetëm një piktor, por një përfaqësues të një prej familjeve të mëdha të artit shqiptar. Bir i Abdurrahim Buzës, një prej figurave themeluese të traditës moderne të pikturës sonë, Kujtimi nuk jetoi thjesht nën hijen e një mbiemri të madh. Ai e vazhdoi atë, e mbajti mbi supe dhe i shtoi historinë e vet. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ruan madje pamje të babait dhe të birit duke pikturuar së bashku — një dëshmi e rrallë e vazhdimësisë së kësaj familjeje artistike.

Por ka një kontribut të Kujtim Buzës që meriton të kujtohet e të studiohet më shumë: lidhja e tij e jashtëzakonshme me Kosovën dhe me formimin e jetës artistike shqiptare atje.

Ai vetë kujtonte se artistët nga Shqipëria shkonin në Kosovë si mësues dhe ktheheshin si nxënës; jepnin ligjërata, hapnin ekspozita dhe krijonin ura profesionale e kombëtare me artistët e Kosovës. Në shkrimet e tij për Tahir Emrën, Buza dëshmon nga afër atë periudhë kur po konsolidohej ajo që sot e njohim si shkolla e fuqishme e arteve figurative të Prishtinës.

Prandaj, në vend që ta kufizojmë me një titull formal si “themelues” — një histori që u përket disa figurave dhe institucioneve — le t’i njohim Kujtim Buzës atë që historia nuk duhet t’ia kursejë: kontributin e tij në krijimin e urave mes Tiranës dhe Prishtinës, në edukimin, komunikimin dhe afirmimin e artit shqiptar përtej kufirit.

Ai ishte pjesë e një kohe kur një ekspozitë, një ligjëratë apo një takim mes artistësh nga të dy anët nuk ishte thjesht art.

Ishte bashkim shpirtëror.

Sot fotografia e thotë më bukur se ne.

Një burrë ulur.
Një dritare.
Një pikturë pas tij.
Dhe përballë, në xham, vetvetja.

Sikur piktori të jetë duke parë për herë të fundit njeriun që ka qenë.

Pastaj drita e merr ngadalë.

Lamtumirë, Kujtim Buza.

Emri yt mbetet në pikturë, në pedagogji, në historinë e familjes Buza dhe në atë urë të padukshme kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës, të cilën brezi juaj ndihmoi ta ndërtonte atëherë kur urat ishin shumë më të vështira për t’u ngritur.

Një fotografi sa një mijë fjalë.
Një jetë sa mijëra piktura.
Një emër që tashmë i përket kujtesës së artit shqiptar.

U prehsh në paqe, Profesor Kujtim Buza!

Photo Helidon Haliti

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.