“Gjurmë drite”

Ekspozita “Gjurmë drite” e Kudret Durollarit në Galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës sjell rreth 60 tablo me peizazhe të Pogradecit.


Ekspozita “Gjurmë drite” e Kudret Durollarit në Galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës sjell rreth 60 tablo me peizazhe të Pogradecit, liqenin dhe natyrën. Punimet ndërthurin realizmin me impresionizmin, duke përcjellë përmes dritës dhe ngjyrave një atmosferë të ngrohtë e poetike.

“Pogradeci dha atë spunton e peizazhit, të bukurisë, të ngjyrës, të qetësisë, të romantizmit. Një artist duhet të eksplorojë edhe të eksperimentojë gjithmonë duke qenë gjithmonë në kërkim”, u shpreh piktori Kudret Durollari.

Pogradeci është frymëzimi kryesor i Kudret Durollarit, i cili ka ekspozuar edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe jashtë vendit. Sipas piktorit Caush Vathi, krijimtaria e tij dallohet për vlerat artistike dhe interpretimin autentik të natyrës.

“Kudreti është shumë natyral, është shumë i këndshëm, ka ngjyrë, vizaton bukur, ka tematikë, ka është i larmishëm edhe në krijimtarinë e vet”, u shpreh piktori Caush Vathi.

Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e artistëve dhe artdashësve të Durrësit. Peizazhet e Durollarit përcjellin dritë e qetësi, ndërsa Fatmir Toçi e vlerësoi krijimtarinë e tij duke e lidhur me traditën e peizazhit shqiptar të Vangjush Mios.

“Një nga piktorët më aktivë me një karrierë jashtëzakonisht të gjatë edhe me një numër të jashtëzakonshëm punimet, i cili ka eksploruar cep më cep vendin tonë po edhe vende të tjera jashtë ku kemi shkuar”, tha Fatmir Toçi, Botues dhe koleksionist arti.

Për Kudret Durollarin, peizazhi, ngjyrat dhe qetësia janë pjesë e pandarë e botës së tij artistike. Ekspozita “Gjurmë drite” mbyll programin e gushtit në Galerinë “Nikolet Vasia”, ndërsa aktivitetet artistike do të vijojnë më 4 shtator me një ekspozitë të re.
I diplomuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, Durollari e nisi rrugëtimin e tij krijues përmes portreteve, peizazheve dhe natyrave të qeta. Në veprat e tij, drita diellore, perspektiva dhe ngjyra krijojnë një harmoni të veçantë, ndërsa Pogradeci, liqeni, vjeshta dhe dimri shfaqen si një poezi vizuale.

Studimet e mëvonshme në skenografi dhe kostumografi në Universitetin e Arteve, Tiranë, i dhanë krijimtarisë së tij dimensione të reja shprehëse.

Me një kontribut të vazhdueshëm në jetën kulturore të qytetit të tij dhe më gjerë, Kudret Durollari ka ekspozuar në Pogradec, Galerinë Kombëtare në Tiranë, Paris, Prishtinë, Çikago dhe Mali i Zi. Veprat e tij gjenden në koleksione private në Shqipëri, Evropë dhe më tej.

Krijimtaria e Durollarit mbetet një dëshmi e dashurisë së pambarimtë për vendlindjen, natyrën dhe njeriun.

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.