Galeria “2 Botë” – një vendtakimi arti!

Galeria “2 Botë” është themeluar nga piktori i njohur dhe pedagou i Universitetit të Arteve, Helidon Haliti


Përurimi i një galerie arti është një ngjarje e rëndësishme artistike.

Dhe këtë e rikonfirmoi edhe çelja në kryeqytet e Galerisë “2 Botë”, e themeluar nga piktori i mirënjohur Helidon Haliti, njëherësh edhe pedagog në Universitetin e Arteve.

Galeria “2 Botë” është një hapësirë e pavarur arti, e krijuar për të promovuar dialogun mes traditës dhe bashkëkohores, mes artistëve të afirmuar dhe brezave të rinj krijues.

“Galeria lindi nga dëshira për të ndërtuar një vend takimi ku arti, mendimi kritik dhe komunikimi njerëzor të bashkëjetojnë në mënyrë organike. Një hapësirë modeste në përmasa, por ambicioze në vizion”, tha Haliti, midis të tjerash në ceremoninë e përurimit, ku të pranishëm ishin artistë nga Shqipëria dhe Kosova, dashamirës të arteve, përfshirë edhe zv.ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Olti Muzaka.

Emri “2 Botë” simbolizon takimin e dy realiteteve: botës së brendshme të artistit dhe botës së jashtme të publikut; botës së kujtesës dhe botës së së ardhmes; botës së traditës dhe asaj të eksperimentimit.

Sipas Halitit, “Galeria synon të organizojë ekspozita personale dhe kolektive, prezantime librash, diskutime publike, rezidenca artistike, aktivitete edukative dhe projekte ndërdisiplinore që kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore shqiptare”.

Galeria çeli ekspozitën e saj të.parë , të titulluar “Avangardet”, me vepra të autorëve të mirënjohur: Skënder Kamberi, Ismail Lulani, Besim Golemi, Arben Golemi, Nehat Beqiri, Ardian Isufi, Agim Zajmi, Mustafa Arapi, Lumturi Blloshmi, Artur Muharremi, Danish Jukniu, Jakup Keraj dhe skulptori Artan Marku.

“2 Botë” është ndërtuar mbi besimin se arti mbetet një nga format më të rëndësishme të komunikimit njerëzor dhe se hapësirat e lira kulturore janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike dhe krijuese.

Më shumë se një galeri, “2 Botë” është një strehë për idetë, për dialogun dhe për njerëzit që besojnë se kultura vazhdon të jetë një mënyrë për të kuptuar më mirë veten dhe botën që na rrethon.

Galeria “2 Botë” ndodhet me adresë Rruga “Ramazan Gaxherri” Linzë – Dajt, Tiranë.

 

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Jo, vejusha që e bëri të famshëm Van Goghun

Kur Vincent van Gogh vdiq në vitin 1890, ai nuk ishte artisti me famë botërore që njohim sot. Një pjesë…

“My City” – Arben Golemi, ekspozitë personale në Malin e Zi!

Piktori dhe arkitekti i mirënjohur, Arben Golemi, do të hapë sot - 19 shtator, ora 19:00 - ekspozitën e tij…

Ekspozita në “Marubi”, një dekadë krijimtari dhe dialog me trashëgiminë fotografike

Ekspozita “Marubi: Atelieja e Edukimit”, e kuruar nga Tereza Çuni dhe Jozefina Vokrri, sjell në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, një…

KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistike

Nga ChatGPT KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistik Kompozimi është zemra e një vepre…

Gjon Mili – artisti më i njohuri diasporës shqiptare!

Nga Suzana Varvarica Kuka Artisti fotograf, amerikano-shqiptar Gjon Mili shkëlqeu gjatë shek. XX në Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe…

41 vepra të Ibrahim Kodrës në ekspozitën “Deti dhe Muzika”

Pas shumë vitesh, 41 vepra të piktorit të njohur shqiptar Ibrahim Kodra do të prezantohen së bashku në ekspozitën “Deti…

“Gjithçka që shohim fsheh diçka tjetër”

Nga Ardian Isufi, kurator “GJITHÇKA QË SHOHIM FSHEH DIÇKA TJETËR”  Të shohësh nuk do të thotë gjithmonë të kuptosh. Figura…

Nga pritja e Bajronit në Tepelenë, në Sallonet e Artit nëpër Europë

Nga Prof.Dr. Ferid Hudhri Mëngjesi i 29 shtatorit të vitin 1808 e gjeti Bajronin pranë bregdetit të Shqipërisë. Kur lindi…

Jo, vejusha që e bëri të famshëm Van Goghun

Kur Vincent van Gogh vdiq në vitin 1890, ai nuk ishte artisti me famë botërore që njohim sot.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.