“Heroizmi vdiq, rroftë heroizimi”

Në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” (Fier) u hap ekspozita e fotografit dhe pedagogut të njohur, Prof. Albes Fusha.


Në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” (Fier) u hap ekspozita e fotografit dhe pedagogut të njohur, Prof. Albes Fusha.

Ekspozita sjell një cikël konceptual fotografik që vendos në qendër lapidarin — dikur simbol krenarie, sakrifice dhe kujtese kolektive për një komb — për ta kthyer atë sot në një pikë reflektimi mbi mënyrën sesi shoqëria shqiptare lidhet me vlerat dhe historinë e saj.

Përmes një gjuhe vizuale provokuese dhe një qasjeje artistike kritike, autori eksploron fenomenin e zbehjes dhe spostimit të vlerave. Ajo që në një periudhë funksionon si pikë orientimi kolektiv mbi vlerën, në një tjetër fillon të humbasë peshën që ka pasur, ndërsa vëmendja spostohet drejt prioriteteve dhe realiteteve të tjera të kohës moderne. “Heroizmi vdiq, rroftë heroizmi” nuk vjen si një deklaratë politike, por si një reflektim artistik mbi kujtesën, harresën dhe transformimin e vlerave në realitetin shqiptar bashkëkohor — një realitet që vazhdon të jetë prezent në shumë fusha të jetës sonë.

Krahas imazheve të paraqitura, ekspozita u shoqërua me një botim të dedikuar, duke zgjeruar dialogun mbi temën dhe duke u ofruar të interesuarve mundësinë ta përjetojnë projektin përtej hapësirës së galerisë, në një dimension tjetër.

“Falenderime për Bashkinë Fier, për Artgallery Fier, për BenArt Print, si dhe për miqtë dhe të gjithë të pranishmit që e bënë hapjen e sotme një moment të paharruar”, shkruan Prof. Fusha në rrjetet sociale.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 20 deri më 30 maj 2026, duke i dhënë publikut mundësinë të ndalet, të reflektojë dhe të dialogojë me temën e heroizmit.

 

Bashkim Ahmeti, artisti i shtresëzimeve ndërkuptimore dhe imagjinatës

Ekspozita e piktorit të mirënjohur është hapur në Kalanë e Gjirokastrës

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.