“Magjia e vizatimit” e Gazmend Lekës, ngjarje e madhe e artit pamor shqiptar

Ashtu si çdo vjeshtë, artisti Gazmend Leka, sjell një copëz nga udhëtimi i tij, si krijues dhe si njeri.


Nga Dr. Ermir Hoxha

Magjia e Vizatimit, ekspozita më e fundit e Gazmend Lekës, nuk është finalizimi i një udhëtimi viziv, aq më pak përmbledhja, apo ritregimi i gjithë personazheve të tij në më shumë se katër dekada. Ajo nuk është as ekspozita e rradhës e artistit.

Ajo është një tjetër ngjarje e madhe e artit pamor shqiptar.

Ashtu si çdo vjeshtë, artisti Gazmend Leka, koleg, mik e pedagog prej kaq shumë vitesh, sjell në këtë galeri një copëz nga udhëtimi i tij,.. si krijues e si njeri.

Ky event tashmë i ka kaluar dimensionet e thjeshtuara të një ekspozite tjetër. Ajo është kthyer në një triumf për aktin e krijimit, të dashurisë për profesionin, dhe identifikimit të një artisti me veprën e tij.

I propozuar në 60 vepra, si laps mbi letër, pjesa dominuese në tisin melakonlik sepia, ato janë realizuar në vitet e fundit, aty bashkë me veprat në vaj, si vizita, ritakime, a dialogime me gjithë miqtë, heronjtë e personazhet e jetës së tij artistike. Kjo e bën atë më një nga ekspozitat e tij më intime, ku ashtu si në krye të herës, kompozimet janë të kthjellëta, ndarë shpesh në dy plane, si parim i thjeshtë i metafizikës, ku linja e mesit shërben si kufi ndarës a bashkues i dy botëve, “Si lart dhe poshtë”. Si sinor i botës së vet imagjinare, ajo mbeti shenja e parë me të cilën shënonte sipërfaqen e bardhë. Mbi, apo nën të, aty zhvillohej gjithnjë ngjarja. Të gjitha ndriçohen jo nga një dritë skenike, porse shpesh kanë për burim një diell “të errët”, shpirtëror, i cili ose ndriçon nga lart, ose buron prej brenda sipërfaqes së bardhë.

Magjia e vizatimit, ishte dashuria e parë e tij, padyshim jo vetëm e tija. Por për të ajo kishte një valencë të veçantë, pasi me atë ai u prezantua dhe me publikun.

Sot është ajo që sot e rikthen atë tek miqtë e tij të udhëtimit, ndërsa ne si dëshmitarë të një natë tjetër magjike, në prezencë të Artit me A të madhe, krijuesit dhe krijimit të bërë një.

“Magjia e vizatimit” e Gazmend Lekës, ngjarje e madhe e artit pamor shqiptar

Ashtu si çdo vjeshtë, artisti Gazmend Leka, sjell një copëz nga udhëtimi i tij, si krijues dhe si njeri.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.