Agim Sulaj, një artist imponues!

“Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike”


Nga Aleksandër Çipa
Agim Sulaj është artist imponues për vëmendjen dhe vlerësimet e opinionit artistik dhe kritikës apo njohësve ndërkombëtarë të artit.

Ka realizuar një udhëtim të shkëlqyer karriere, ka qindra stacione dhe data kalendarike ekspozimesh, konkurimesh, pjesëmarrjesh nëpër bienale dhe edicionesh përfshi galeri të famshme të kësaj bote. Suksesin e rroku dhe mishëron përmes talentit në penel, në dy lëmi të arteve figurative: në pikturë dhe në karrikaturë. Janë mbi 250 çmime ndërkombëtare të fituara prej tij…

Ka udhëtuar, veçanërisht në tri dekadat e fundit, nëpër galeritë dhe ekspozitat më të famshme të Italisë që për ndryshe, cilësohet si “atdheu i arteve me shkëlqim të gjithëkohshëm”. Por jo vetëm aty! Në shumicën e vendeve të Europës dhe kontinente të tjera…

Ka krijuar komunitetin e madh të adhuruesve të vet dhe e shton pothuajse pas çdo prurjeje pune e punësh.

Ka lënë punë që mbeten hise vezulluese dhe magjepsëse nëpër galeri dhe pavione të shquara arti në shumë metropole.

Por, Agim Sulaj nuk heq dorë e nuk ndahet, prej ” vatrës së parë”, prej djepit të foshnjërisë së vet artistike, Atdheut dhe qytetit të lindjes, Vlorës.

Rikthehet në Tiranë përsëritshëm, në të njëjtën kohë fundviti me ekspozitën e vet “Rrënjët”.

Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike, të cilat janë mishërim i një vlere shquese dhe të lakmueshme, imponuese dhe dlirësuese. Karaktere të ashpra dhe të gdhendur me fuqi psikologjike dhe shprehjeje na vijnë prej këtij artisti që tashmë e ka zënë vendin, ndër më të shquarit e sotëm dhe të ardhëm të arteve figurative shqiptare.

Është fjala për një talent që vlen për krahasime në perimetra globalë.

Sa herë më jepet mundësia të gjej informacion për veprimtaritë dhe ekspozimet e tij, dua të ndalem e rikthehem. Sepse arti dhe talenti i tij janë në një udhëtim ngjitjeje dhe cilësish që ofron artisti me talente imponuese. Në mediat ndërkombptare gjenden qindra e ndoshta mijëra shkrime e vlerësime nga kuratorë dhe studiues e kritikë arti të cilët nëse do të njiheshin brenda Shqipërisë dhe hapësirës artistike shqiptare, do të imponohesh një vëmendje edhe më e madhe, edhe më e posaçme. Por ky nuk është pengu i Agim Sulajt, është thjesht qesëndia e tij për një gjetje vijuese karrikaturizimi për realitetet meskine të shoqërisë së vogël.

Në pikturat e tij, këtë nuk ke mundësi ta gjesh, por në karrikaturat unike, (si krejt punët e Sulajt), të pret qeshja e imponuar prej talentit tjrtër të Mjeshtrit).

Urime shumë Mjeshtër Sulaj!

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.