Diora Çota, artistja e vogël me ëndrra të mëdha

Deri tani 11-vjeçarja ka hapur katër ekspozita. Dëshira e saj më e madhe është arkitektura.


Nga Dash Frashëri

Diora Çota, 11-vjeçarja që sapo mbylli klasën e pestë në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë ka një talent të lindur në art.

Deri tani ajo numëron plot katër ekspozita në të cilat ka marr pjesë të ndjekura nga mësuesja dhe kuratorja Anisa Sala.

Ishin piktuarat e saj të para në moshën 3-vjeçare që tërhoqen vëmendjen e prindërve, të cilët e regjistruan më pas në një kurs pikture, një rrugëtim që e ndjek me dëshirë prej katër vitesh.

Ekspozita e saj e parë kolektive u mbajt pas përfundimit të pandemis tek “Reja” në dhjetor të vitit 2020. Në të Diora u prezantua me dhjetë punime të sajat, të cilat përfshinin tematika të ndryshme. Kjo ekspozitë për të ishte shumë domethënëse pasi e bëri të kuptoj rëndësinë e punës së saj dhe u mbush me motivim për të punuar akoma më shumë në studio dhe në shtëpi.

Pas një viti Diora do të marr pjesë në ekspozitën e saj të dytë, e cila u mbaj tek Qendra Multifunksionale TEN, e cila u pasqyrua edhe në media duke marrë një vëmendje të veçantë.

Fill pas kësaj të gjithë fëmijët e studios “Emel” u përgatitën për ekspozitën e dytë e cila u mbajt në qershor të vitit 2022 në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë të kuruar me kujdes nga mësuese Anisa, Diora u prezantua me punët e saj më të mira të punuara me lasp dhe në telajo.

Ekspozita e saj e fundit nën titullin “Piktura dhe fëmijët”, edicioni i IV, u mbaj te Galeria e Artit Tiranë.

Një vëmendje të veçantë tërhoqën të gjitha pikturat e punuara nga Diora Çota, e cila gjatë një interviste dhënë për Radio Televizionin Shqiptar u shpreh e kënaqur për arritjet e saj.


Ky rrugëtim, i cili përveç talentit kërkon punë dhe përkushtim ka bërë që 11-vjeçarja Diora Çota të formohet si artiste.

Aktualisht Diora është duke punuar në një projekt tepër të veçantë. Po përgatit vizatimet për librin me tregime për fëmijë që mami i saj, gazetarja Rozeta Pisku, nxjerr së shpejti në librari.

Si fëmijë Diorën e karakterizon një natyrë e qetë ndaj në komunikimin që Tirana Diplomat pati me të ajo na tregoi se dëshira e saj më e madhe është arkitektura.

Edhe pse mes moshatarëve të saj ajo njihet për pikturat e saj të bukura, ajo duket shumë modeste dhe falenedruese për talentin që ka.

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.