Ana e panjohur e Mbretëreshës Victoria

Dhuratat romantike dhe të rrezikshme të shkëmbyera ndërmjet Viktorias dhe Princit Albert do të dalin në shfaqje në Osborne House


Nga Albert Vataj

Mbretëresha Victoria nganjëherë mbahet mend si e kotë, e zbukuruar dhe e pakënaqur, por një shfaqje e re zbulon një grua të mirë në kontakt me anën më sensuale të natyrës së saj.

Dhuratat romantike dhe të rrezikshme të shkëmbyera ndërmjet Viktorias dhe Princit Albert do të dalin në shfaqje në Osborne House, tërheqja e madhe e çiftit në breg të detit në Isle of Wight, i cili është i mbushur me arte dhe objekte të shkëlqyera që çifti bleu për njëri-tjetrin.

“Ka një bollëk të mishit të zhveshur këtu në Osborne në të dyja dhe tre dimensionet”, tha Michael Hunter, një kurator i Trashëgimisë Angleze të artit.

Ndihmuar nga dramatika e ITV Victoria, shumë mite rreth mbretëreshës kanë shpërthyer, por imazhi i saj “si një grua e vjetër, e veshur me të zeza dhe më tepër të mjerueshme” vazhdon.

Dhuratat e ditëlindjes tregojnë një anë shumë të ndryshme. “Ajo ishte e hapur për lakuriqësi dhe ndjeshmëri – madje më e hapur se Albert, i cili ndoshta çuditërisht ishte më i kujdesshëm “.

Një nga dhuratat më të domethënëse është një pikturë e madhe e Franz Xaver Winterhalter, e quajtur “Florinda”, e cila Victoria e bleu në vitin 1852, me rastin 33-vjetorin të datëlinjdes së Albertit. Ajo kërkoi që ajo pikturë të vendosej në dhomën e tyre, përballë tavolinave të shkrimit, pikërisht ku gjendet edhe sot e asaj dite.

Për të dy ata, dhënia e dhuratave ishte aq e gëzueshme sa marrja e tyre. Në ditëlindjen e saj në maj 1855, Victoria i dha Albertit një statujë shumë sensuale mermeri, “The Bather” nga John Lawlor, një grua lakuriq e ulur në një shkëmb. Ajo ende edhe sot, mund të gjendet në sallën e bilardos së shtëpisë.

Një tjetër tërheqës i syrit në këtë grishje sensualiteti është një pikturë që Victoria bleu për ditëlindjen e Albertit më 1848, “L’Allegro” nga William Edward Frost, tablo e cila tregon bijat e Zeusit, “Tre gracat”, e gëzuara që kalojnë nëpër fshatra gjysmë të zhveshur.

Ndër dhuratat e kësaj kategorie, e këtij sensualiteti është një statujë që Princi Albert kishte porositur Emil Wolff për veten e tij, si një luftëtar i bukur grek. “Është një imazh shumë i ngarkuar erotik”, ka cituar Hunter.

Victoria e dashuronte atë, duke e quajtur “shumë të bukur”, por Albert gjithnjë kishte dyshime për shfaqjen e kësaj pune në publik, duke e bërë atë të duket “tepër të zhveshur për t’u vendosur në një dhomë”.

Ata më në fund vendosen ta lënë larg syve të publikut, dhe kërkuan një version i dytë, me sandale dhe një tunikë më të gjatë. Aktualisht kjo vepër gjendet në Buckingham Palace.

Shfaqja e këtyre dhuratave për publikun që zbulon dhe pjesën e panjohur të Mbretëreshës, shënon vitin e 200-të të ditëlindjeve të të dyve, Victoria dhe Albert. Disa nga dhuratat do të jenë në dhomën e tyre, shoqëruar me lule që çifti përdorte për shkëmbimin e dhuratave. Vizitorët gjithashtu do të dëgjojnë muzikë që çifti mbretëror dëgjonte në raste të veçanta.

Hunter, duke cituar për ”The Guardian”, shpreson se viti i rëndësishëm do të ofrojë më shumë mundësi për të ndryshuar perceptimet rreth Princit Albert. “Ai ishte shumë i ndrojtur, mjaft introvert, por në shtëpinë e familjes, private, miqtë e regjistruar si i këndshëm, i lumtur dhe funny.”

Gjithashtu në njohje më e plotë do të jetë edhe për Mbretëreshën Viktoria, e cila vjen nëpërmjet një perceptimi të ri dhe më të plotë, që shkallmon steriotipin e krijuar në kohë.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

“Tirana Horizontale”

Endri Myrtaj çeli ekspozitën e tij personale, "Tirana Horizontale", më 6 nëntor, në "ONIO Art Gallery", e cila do të…

“Stinët”

Piktori i mirënjohur Sadik Kasa, një emër i spikatur i gjinisë së peizazhit, çeli ekspozitën e tij personale "Stinët" në…

Ftese .. Diten e enjte dt 12 nentor 2026 Ora 18.00 Qendra Kulturore " Margarita Tutulani " Bashkia , Berat…

Arben Meksi – Një profil i karikaturistit të madh vlonjat

Nga Prof.Dr. Albert HABAZAJ Iku i bukur dhe faqebardhë Tetori i Letërsisë dhe Arteve për Vlorën e kulturës dhe qytetit…

Aleksandër Moisiu në interpretimin e Sadik Spahijës – Portreti si skenë e shpirtit njerëzor!

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Vendosja e portretit monumental të Aleksandër Moisiut në mjediset e jashtme të Kampusit Universitar që mban…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

"Një botë e tërë shqiptare në telajot e tij"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.