Sali Xhixha, piktori i dashuruar me Durrësin

“Dialog me ngjyrat” kujton piktorin e shquar me rastin e 93-vjetorit të lindjes


Një event kulturor në Durrës, kushtuar piktorit të mirënjohur Sali Xhixha në përkujtim të 93 vjetorit të tij të lindjes.

Ky ishte aktiviteti i radhës në kuadër të nismës “Dialog me ngjyrat”, i organizuar nën kujdesin e Bashkisë Durrës.

Postimi i kryebashkiakes Emirjana Sako

🖼️🎨 Një event kulturor kushtuar piktorit të mirënjohur Sali Xhixha në përkujtim të 93 vjetorit të tij të lindjes. Ky ishte aktiviteti i rradhës në kuadër të nismës “Dialog me Ngjyrat”. Në këtë event personalitete të kulturës dhe arteve pamore sollën në kujtesë jetën dhe aktivitetin artistik të këtij piktori unik në pikturën shqiptare.

Sali Xhixha ja dedikoi jetën e tij artit duke u karakterizuar nga pasioni i madh për të bukurën e për qytetin. Në veprën e tij, Xhixha ju përkushtua peisazheve të qytetit të Durrësit, portreteve të personazheve të njohur, por edhe figurave të panjohura. Në pikturat e tij, ndeshesh natyrshëm me realitetin por edhe epiken e historiken. Durrësi, në pikturat e Sali Xhixhës shfaqet në të gjitha dimensionet e tij, duke treguar artistikisht edhe dashurinë e fortë që e ka lidhur gjithmonë piktorin me vendlindjen e tij. Ai ishte autor i disa ekspozitave, është dekoruar disa herë dhe është fitues i shumë çmimeve të ndryshme. Më shumë se 50 prej punimeve të Sali Xhixhës janë ruajtur në fondet e galerisë së arteve. Mes 1140 punimeve të dhjetra artistëve shqiptarë, që ruhen në fondet e kësaj galerie numrin më të madh e zënë ato të Sali Xhixhës.

Mirënjohje dhe nderim për këtë personalitet të qytetit, për kontributin që ka dhënë në më shumë se 60 vjet krijimtari, për vlerat dhe dimensionin e artit të tij, i cili transmeton mesazhe dashurie për njerëzit dhe qytetin. Krahas trashëgimisë kulturore, piktori ka mundur të krijojë një lidhje të pandërprerë jetësore me artin, pasi dy djemtë e tij, Ilir dhe Helidon Xhixha përfaqësojnë dy nga emrat më të rëndësishëm të artit modern ndërkombëtar.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

Nga Helidon Haliti HYR NË STUDION E NJË PIKTORI. HYR NË SHPIRTIN E TIJ. Ju ftoj në studion time, jo…

SALI SHIJAKU – “Diego Rivera” i artit shqiptar

Nga Saimir Kadiu Historia e artit shqiptar ka lindur emra të shquar, por vetëm pak prej tyre arritën ta shndërrojnë…

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më…

Pronat e konfiskuara kthehen në hapësira arti e punësimi, hapet ekspozita “Thurja e Qilimave”

Një ekspozitë me punime artizanale të prodhuara nga gra të angazhuara në sipërmarrjen sociale “Tradita ime Artizanale” është hapur në…

Hyr në studion e një piktori. Hyr në shpirtin e tij!

"Ju ftoj në studion time, jo thjesht për të parë piktura, por për të përjetuar artin aty ku ai lind"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.