Skënder Mihalçka, restauruesi i afreskeve dhe mjeshtri i akuareleve

Piktori përmetar është një akuarelist race, me penelata transparente dhe me një kolorit estetik


Nga Dash Frashëri

Piktorin Skënder Mihalçka, restauruesin e afreskeve dhe mjeshtrin e akuareleve, e kam njohur kur ai erdhi në Përmet ne vitet 1980, së bashku edhe me piktorin e ndjerë, Mustafa Arapi, si pjesë e një ekspedite për konservimin e disa piktura murore në kishën e Leusës në Përmet.

Akuarelist race, me penelata transparente dhe me një kolorit gjithë arrogancë estetike, Mihalçka më la një përshtypje të mnadhe me punimet e tij shume ekspresive.

I lindur në Tiranë, në vitin 1946, por me origjinë nga Ogdunani i Përmetit, sot edhe pse është 77 vjeç, Skënderi e ruan ende freskinë e punimeve të tij.

I diplomuar për piktor në vitin 1976 Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), Skënder Mihalçka ishte shefi i Depertamenti të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ku kishte për detyrë të kontrollonte punimet restauruese që kryheshin në Kishën e Leusës, por edhe në vendet dhe monumentet e tjera në Shqipëri.

Ai është dhe autor i disa studimeve të tilla, si: “Manastiri i Ardenices dhe konservimi i pikturave murore të tij” (1986), “Rezultate të ekzaminimit dhe të punimeve restauruese në pikturën murore të manastirit të Ardenicës gjatë viteve 1984-1985”, me autorë Skënder Mihalçka dhe Marita Beçi, publikuar në vitin 1988.

Krijimtaria e tij është shumë e pasur: herë pranë detit, herë pranë një kishe në Përmet, herë një skice e shpejtë.


MË SHUMË LAJME

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Galeria Kombëtare e Arteve po i nënshtrohet një procesi transformimi të plotë, me fokus modernizimin e hapësirave dhe krijimin e…

“NostraTempus” – Sepse thelbi fle thellë… në artin e Gazmend Lekës!

Nga Brunilda Çela "Thelbi fle thellë", thoshte i madhi Petro Zheji. Ashtu si në artin e profesorit. Ku piktura nuk…

Taso dhe poezia e kujtesës poradecare!

Nga Ylli Drishti Historian & Kurator Arti Anastas Kostandini - Taso është një nga personalitetet më përfaqësuese të artit bashkëkohor…

“Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”

Nga Gazmend Leka “Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë” Këtë të vërtetë të madhe e ka…

“NOSTRATEMPUS” – Gjuha e shenjave: Një rikthim tek e pathëna!

Nga Ardian Isufi & Ardian Kapo Kuratorët të Ekspozitës Arti mund ta rikthejë si dëshmi atë që historia lë pas…

“Dua më shumë Shqipërinë”

Galeria e Artit në Korçë çeli ekspozitën “Dua më shumë Shqipërinë”, një udhëtim artistik përmes veprave që mbartin në vetvete…

Sadik Kasa, një jetë në shërbim të artit!

Nga Fatmir Toçi Sot, në Durrës, pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën “Stinët” e piktorit të njohur Sadik Kasa, të çelur…

“Gjendje”

Në Galerinë FAB u çel ekspozita personale “Gjendje” e artistit Vladimir Llakaj, kuruar nga kritiku dhe historiani italian i artit…

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky kantier ku po vijon puna për transformimin e plotë të hapësirave, si…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.