Përurohet në Pogradec mozaiku “Iliria” nga Anastas Kostandini

Mozaiku përfaqëson historinë 2500-vjeçare ilire në Selcën e Poshtme, aty ku janë të vendosur varret e mbretërve ilirë


Piktori i njohur pogradecar Anastas Kostandini ka realizuar në fasadën qendrore të bashkisë së Pogradecit një mozaik të cilin e ka titulluar “Iliria”. Ky mozaik përfaqëson historinë 2500 vjeçare ilire në Selcën e Poshtme, aty ku janë të vendosur varret e mbretërve ilirë dhe ku është gjetur edhe pafta e krijuar tashmë në mozaik.

“Pogradeci është një vend i gjetjeve të mëdha arkeologjike dhe njihet për varret e mbretërve ilir. Pogradeci ka një muze modest ku dominon arkeologjia, është një shenjë treguese e trashëgimisë tonë”, u shpreh Anastas Kostandini, piktor.

Për kryetarin e bashkisë Ilir Xhakolli realizimi i një mozaiku të tillë është një nga veprat që i mungonte qytetit duke i bërë jehonë një prej periudhave më të hershme.

“U munduam të sjellim një pjesë ikone të Pogradecit siç është pafta e Selcës, e gjetur në pjesën e varreve të Selcës me një histori që daton në shek. IV dhe sigurisht që është një simbolik e vyer që ka bashkia e Pogradecit për të treguar historinë në lashtësi që ai ka”, u shpreh Kryetar i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.

Anastas Kostandini bashkë autorë të tjerë ka qenë pjesë e realizimit të mozaikut në Muzeun Kombëtar në kryeqytet, ndërsa ky është mozaiku i parë që ai realizon për qytetin e Pogradecit.

Besim Çaushi – Ndërmjet kanonit kombëtar dhe traditës evropiane të figurës kalorësake!

Projekti për monumentin kalorësak të Gjergj Kastriot Skënderbeut, realizuar nga skulptori Besim Caushi, përfaqëson një rikonceptim domethënës të ikonografisë heroike…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.