Ikona e Pop Artit, Andy Warhol sjell Merlin Monroe në Tiranë!

39 vepra më të njohura të figurës emblematike të artit amerikan të shekullit të XX ekspozohen në GAT.


Nga Dash Frashëri

Andy Warhol vjen në Tiranë!

39 vepra më të njohura dhe më të riprodhuara të figurës më emblematike të skenës së artit amerikan të shekullit të XX, Andy Warhol (1928-1987) u ekspozuan dje për herë të parë në Shqipëri, në Galerinë e Artit Tiranë.

Ekspozita e çelur në ambientet e GAT, mund të vizitohet prej datës 5 qershor deri në 5 gusht 2024, prej orës 10:00 në orën 20:00. Ajo vjen si një bashkëpunimi midis Galerisë së Artit Tiranë , “Visconti Fine Art” dhe Albsig.

Andy Warhol lindi më 6 gusht 1928 në Pittsburgh dhe, vdiq më 22 shkurt 1987 në New York. Ai ka qenë një projektues grafik, artist, regjisor dhe botues amerikan po ashtu edhe bashkëthemelues dhe zëvendës i rëndësishëm i pop artit amerikan.

“Koleksioni i ofron publikut të shohë nga afër vepra të Andy Warhol, të cilat fituan një status ikonik dhe gëzuan popullaritet dhe sukses komercial të jashtëzakonshëm, duke vënë theksin në vepra artistike që në të vërtetë jepnin një portret satirik dhe kritik të stilit të jetesës dhe vlerave amerikane”, shkruhet në tekstin kuratorial të përgatitur nga GAT.

Ajo që bëri Pop Arti dhe Andy Warhol në veçanti, ishte pikërisht fakti që vunë në dyshim vlerën e një produkti të vetëm, veprës artistike unike, duke nxjerrë në treg një numër të madh riprodhimesh, përmes teknikës së “serigrafisë”, një teknikë pioniere për kohën, që ndikoi gjithë brezat pasardhës dhe skenën globale artistike në vitet në vazhdim, deri në ditët e sotme.

Për aq kohë sa e kuptojmë këtë element të rëndësishëm të veprës së Warhol, pyetja a janë vepra origjinale, bie ndesh me pritshmërinë e komfirmimit pozitiv, pasi nuk po flasim mbi një vepër në pikturë.

Pra duhet kuptuar thelbësisht se veprat e Andit në përgjithësi dhe e këtij koleksioni në veçanti, janë copë apo seri nga një numër i caktuar stampimesh  të çertifikuara, të numëruara dhe të nënshkruara nga vetë artisti, të realizuara nëpërmjet mediumit të serigrafisë (stampimit me dorë) , me qëllim mundësimin e shpërndarjes së produktit artistik në mënyrë masive dhe me një kosto më të ulët, sikur të ishte mall konsumi.

“Një element tjetër thelbësor për të kuptuar mbi mediumin  e serigrafisë dhe veprën e Warhol është se ndonëse të shumtë në numër copësh të stampuara , cdo  copë e autorizuar ka një numër ( p.sh  125) , e cila bën pjesë në një  seri ( p.sh 6 apo 8 apo 10 ) dhe i përket  një edicioni me numër limit copësh të prodhuara ( p.sh me 30, 250 apo me 5000), të cilat  janë të firmosura nga artisti dhe të kataloguara në librin e pronësisë”, shkruhet më tej nga GAT.

E vendosur në të tre sallat e GAT, kjo ekspozitë prezanton jo vetëm disa vepra shumë të njohura e më shumë të riprodhuara – siç janë tetë serigrafi, edicioni i dytë, (Edicioni.250) i MARILYN MONROE (MARILYN), 1967, apo (KANAÇJA E SUPËS ‘CAMPBELL’), 1970 serigrafi, edicioni i dytë –nga edicionet e “Vendos nënshkrimin tënd |e vulosur me bojë blu nga pas dhe publikuar nga Sunday B. Morning – origjina e emrit “Sunday B. Morning” ka mbetur mister për vite me rradhë , pretendohet se mund të jetë shkëputur nga “Sunday Belgian Morning” kur Warhol  filloi të bashkëpunonte me dy miq anonimë nga Belgjika në vitin 1970 për një seri të dytë printimesh.

Warhol ndryshoj mëndje mbi këtë bashkëpunimin por tashme ishte vonë. Edicionet e Sunday B Morning janë të vetmet printime pas vdekjes së Warholit që janë ekzaktësisht sikur edicionet e Fabrikës pasi ai i kishte dorëzuar tek belget instruksionet, negativet fotografike dhe kodet e ngjyrave., thuhet në tekst.

Por kjo ekspozitë, ky koleksion ndër të tjera përfshin edhe disa edicione të rralla, siç është: seria (ZONJA DHE ZOTËRINJ), me tetë serigrafi të vitit 1975 (Edicioni 125) dhe seria (FRUTA HAPËSINORE: NATYRË E QETË), 1979, me gjashtë serigrafi, edicion i veçantë (Edicioni 30).

Ekspozita përfshin edhe serinë (SKIATORI), 1983, – 2 prova eksperimentale dhe një printim zyrtar i firmosuar nga Andy Warhol , si pjesë e një edicion të veçantë (Edicioni 30) i lindur nga Projekti i Artit të Lojërave Olimpike në Sarajevë, 1984, i iniciuar  nga vetë Lazo Vujić dhe gruaja e tij, Živa Škodlar Vujić, të cilët bënë bashkë 18 artistë botërorë si Mimmo Paladino, Michelangelo Pistoletto, David Hockney, James Rosenquist, Giuseppe Santomaso, Gabrijel Stupica, Cy Twombly dhe Andy Warhol për të krijuar vepra që përshkruajnë frymën e Lojërave Olimpike.

Edhe pse disa kritikë e shihnin Artin Pop si banal dhe madje mohuan vlerën artistike të tij, ai nuk e ka humbur kurrë fuqinë e tij deri në ditët e sotme.

“Mund të thuhet se ishte lëvizja e fundit, e rëndësishme dhe e përqëndruar e artit të shekullit XX, që ka revolucionarizuar artin bashkëkohor dhe ka sjellë në të një frymë të re”, shkruan GAT.


Andy Warhol (djathtas) me Presidentin Jimmy Carter te Shtëpia e Bardhë (1977).


Nga e majta në të djathtë: Pablo Picasso, Jean-Michel Basquiat, Andy Warhol dhe Salvador Dali


Andy Warhol duke pikturuar një flutur në Leigh Taylor Young në një klub nate në Nju Jork, 1968

Një ekspozitë që ja vlen ta rishikosh disa herë!

Buza, i pari piktor modern shqiptar

"Ai mbetet për mua më kompleksi, më origjinali  dhe më i jashtëzakonshmi piktor shqiptar i shekullit të kaluar"

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.