“Dikotomi” Butka!

Një ekspozitë mbresëlënëse e një artisti shumëdimensional si Ilir Butka, e hapur në Galerinë FAB deri më 8 qershor.


Nga Dash Frashëri

“Dikotomi” Ilir Butka!

Një ekspozitë mbresëlënëse e një artisti shumëdimensional e hapur në Galerinë FAB, i cili e ka shijuar suksessin në shumë mediume të arteve pamore, por dhe ato artistike, përfshirë filmin dhe fotografinë.

***

“Abstraktja dhe figurativja në rrugëtimin artistike të Ilir Butkës. Dikotomia brenda sferës së arteve pamore, ka qenë një debat i gjatë midis artistëve ku disa argumentojnë se nje artist duhet të zgjedhë midis të qenit një artist abstrakt ose një piktor figurativ.

Butka përkundrazi, ka vendosur të lundrojë në të dyja. Arti i Ilir Butkës përcjell emocione, ide ose koncepte përtek kufizimeve të formave të dallueshme.

“Joshja qëndron në lirinë për të eksploruar ngjyrën, formln dhe strukturën në një mënyrë që tejkalon kufizimet e përfaqësimit”, tha kuratori i ekspozitës, piktori Petraq Papa.

“Pas një periudhe të gjatë kohore, në të cilën kam marrë pjesë në mjaft ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit, iu dorëzova tundimit për të hapur për herë të parë një ekspozitë personale, e cila organizohet në Galerinë FAB në kryeqytet, pjesë e Fakultetit të Arteve të Bukura në Universitetin e Arteve”, tha artisti Butka.

“Ka qenë një proces intensiv me ulje dhe ngritje që më mundësoi të eksperimentoj kërkime formale që nuk i kisha tentuar kurrë më parë. E gjithë njohja teknike e akumuluar ndër vite studimi më parë dhe vite pune më vonë u rikthye dhe u plazmua si asnjëherë në pikturën time. Kompozimi, forma (shape), teknikën piktorike, raporti koloristik, kontrastet, dizonancat, frakturat, penelatat, velaturat, ritmi dhe ekspresiviteti janë disa nga elementet që unë kam si objekt studimi dhe eksperimentimi në punën time të përfshirë në këtë periudhë kohore. E gjitha kjo erdhi e papritur dhe e pamenduar”.

Titulli i kësaj ekspozite është: DIKOTOMI (Dichotomy, a division or contrast between two things that are or are represented as being opposed or entirely different) Ky titull korrespondon simbolikisht në shumë aspekte me dualizmin që më rrethon mua si individ, por edhe vetë pikturën time. Për shembull, në ndarjen e figuratives që unë kam përqafuar dikur si formë të shprehjes artistike dhe abstraktes aktuale që po trajtoj në këtë fazë të re të krijimtarisë time.

Gjithashtu angazhimi im profesional ka marrë formën e një dikotomie të vërtetë pasi është ndarë prej vitesh tashmë midis filmit, pikturës, fotografisë dhe mësimdhënies.

Edhe forma e ekspozimit të pikturave është e tillë, ku dy ose më shumë telajo apo piktura do të jenë të ekspozuara në një kornizë të përbashkët si një punë e vetme e përbërë nga dy ose më shumë krijime të ndryshme, që shpesh kontrastojnë ose kompensojnë njëra- tjetrën.

Këtë ekspozitë e konsideroj si një moment të rëndësishëm për mua, pasi është një përmbledhje e punës intensive të këtyre 4 viteve të fundit, ndaj do të doja ta ndaja me kolegët artistë, pedagogët, studentët e Universitetit të Arteve dhe dashamirët e artit”, tha Butka.

Butka nderoi edhe figurën e një piktori të madh si Ali Oseku, i ndarë nga jeta pak kohë më parë, duke i ftuar të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të tij.

***

Në përurimin e ekspozitës ishin të pranishëm artistë, dashamirës të artit, përfaqësues nga Institituti Italian i Kulturës, ish-deputetë, etj.

Të pranishmit shijuan një ekspozitë të bukur.

Tingujt e një kitare shoqëruan të pranishmit në koktejlin e shtruar!

Me të vërtetë një ekspozitë e bukur nga “Dikotomi” Ilir Butka!

Buza, i pari piktor modern shqiptar

"Ai mbetet për mua më kompleksi, më origjinali  dhe më i jashtëzakonshmi piktor shqiptar i shekullit të kaluar"

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.