“Meteorite Times”, mitet shqiptare në penelin e Dritan Nasit

Piktori i njohur, Dritan Nasi, ekspozitë personale në Galerinë FAB, të kuruar nga Ermir Hoxha.


Piktori i njohur, Dritan Nasi, ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë FAB, të titulluar “Metorite Times”.

Ekspozita është kuruar nga Dr. Ermir Hoxha.

Të gjitha pikturat vijnë si krijimtari e re e viteve 2023 -2024, dhe përfshijnë 20 piktura kompozime të përmasave të mëdha, me subjekt mitologjinë dhe reflektimet e saj në realitetin e sotëm. Hapja e ekspozitës u shoqërua me leksione të hapura mbi simbolikën e mitologjisë në art dhe mundësitë e përdorimit të saj në realitetin artistik të ditëve të sotme.

“Kjo ekspozitë është tërhequr nga historia dhe raportet që krijohen me të tashmen. Tani jam në një fazë që më pëlqen  të skicoj duke krijuar një sipërfaqe prozaike dhe lineare, duke u përpjekur ta ndërthur me poezinë e ngjyrave”, deklaron artisti.

Sipas tij “Meteorite times” rrëfen mbi një kohë relative dhe të thyeshme dhe në këtë rrëfim synohet të jepen mitet në historinë antike të vendit tonë dhe pasqyrimin e tyre në ditët e sotme.

Ekspozita është përpjekja për të realizuar krahas meditimit edhe komunikimin me gjithë publikun, duke përfshirë dhe studentët e Universitetit të Arteve, në lidhje me tematikën e miteve dhe të gjithë historisë që egziston në vendin tonë.

Ekspozita u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Çdo gjë njerëzore është thjesht një raport, raport mes perëndive, mes njerëzve dhe perëndive dhe mes njerëzve. Perënditë dashuronin, pëlqenin, tradhëtonin, hakmereshin dhe të gjitha këto raporte të ndërsjellta janë trasmetuar nga qielli drejt tokës dhe drejt njerëzores”, shkruan në tekstin shoqërues të eskpozitës, piktori Dritan Nasi.

“Ne Shqiptarët kemi lindur dhe jemi ritur në një tokë, ku nëntoka dhe mbitoka, është e mbushur me mite dhe legjenda antike. Të gjitha këto mite kanë simbolizmin e tyre fillestar, por dhe të cilat janë të lidhura dhe ndërthurura me historinë dhe me folklorin e popullit tone, nga antikiteti deri në ditët e sotme. Njohja e këtyre miteve dhe legjendave ndihmon edhe në kuptimin edhe interpretimin e jetës modern të ditëve të sotme. Mitologjia është e ndërthurur dhe prezente në të gjithë mënyrën e meditimit filozofik duke ndërtuar shumë steriotipe të profileve psikologjike”, thekson piktori Nasi.

Ekspozita ngjalli interesin e dashamirësve të artit, por dhe artistëve.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.