“Zbulo ikonën bizantine” – “Metamorfoza” nga Onufri

Muzeu i Artit Mesjetar ka nisur një cikël të ri, titulluar “Zbulo ikonën bizantine”, përmes të cilit publiku mund të njihet me ikonat


Muzeu i Artit Mesjetar ka nisur një cikël të ri, titulluar “Zbulo ikonën bizantine”, përmes të cilit publiku mund të njihet me ikonat, domethënien dhe rregullat me të cilat funksiononte arti bizantin.

Shpërfytyrimit ose Metamorfoza, është një ikonë e shekullit XVI, e pikturuar nga mjeshtër Onufri për baltakinin e ikonostasit të kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në qytetin e Beratit.

Ikona e Shpërfytyrimit përbën çelësin e teologjisë orthodhokse për sa i përket shfajqes hyjnore.

MKAM shpjegon se tek kjo ikonë shihen tre fasha, në pjesën e sipërme kemi figurën e Krishtit në qëndër dhe nga anash dy profetët Moisiu dhe Ilia. Në qëndër të panelit shihet ngjitja në malin Tabor dhe më pas largimi prej tij. Dhe në pjesën e poshtme janë tre apostujt, Pjetri, Joani dhe Jakovi me qëndrime të frikësuara.

Veshja e Krishtit është gjithmonë e bardhë duke treguar pastërtinë, gëzimin dhe lavdinë. Qëndrimi i tij është i qetë dhe duke bekuar, kurse dy profetët janë përkulur ndaj tij. Pjesëmarja e tyre në këtë skenë simbolizon fjalën dhe veprën në Dhiatën e vjetër. Fjala u përhap nga profeti Ilia kurse vepra tek ligjet e shkruar që ju dhanë Moisiut. Ngjarja ndodh në mal sepse mali është simbol i bashkimit të tokës me qiellin. Prapa figurës së Krishtit shohim tre mandorla që simbolizojnë Trinitetin nga të cilat dalin rreze drite shumë të forta dhe duke u bazuar tek shkrimet e shenjta që “Perëndia është Dritë”, jo në materie por në energji. Tre dishepujt të cilët ndodhen poshtë janë të verbuar dhe të trembur nga ky ndriçim vezullues të cilin nuk e kishin hasur me parë.

Pra kjo skenë tregon shfajqen e natyrës hyjnore të Krishtit, përveç asaj njerëzore. Në fashën qëndrore te ikonës, Onufri me mjeshtërinë e tij paraqet dy herë Krishtin me dishepujt: në të majtë duke ju treguar vendin e ngjarjes dhe në të djathtë duke iu shpjeguar rreth ngjarjes.

Ekspozitë “In memoriam” për piktorin Nexhmedin Musaj

Në Galerinë e Artit "Eduard Lear" në Berat u hap ekspozita në nderim të piktorit të shquar beratas.

Sadik Kaceli, peneli i artë!

"Artist i Merituar" , "Artist i Popullit", "Nderi i Kombit". Një piktor që modernizoi shkollën shqiptare të arteve.

Sadik Kaceli, peneli i artë!

"Artist i Merituar" , "Artist i Popullit", "Nderi i Kombit". Një piktor që modernizoi shkollën shqiptare të arteve.

Myslimanizmi lirik

imami Abdullah Kolgjini krijoi këtë "lehva" të dashuruarish në xhaminë e Floqit