“Dyert e bukura”

Muzeu i Artit Mesjetar publikon “Dyert e bukura” në ditën e Ungjillëzimit


Muzeu i Artit Mesjetar publikoi në rrjetet sociale një prej objekteve që ruhen në mjediset e tij, “Dyert e bukura”. Ky publikim përkon me të kremten e Ungjillëzimit të Shën Marisë.

“Dyert e bukura” vijnë nga kisha në shpellën heremite të Bllashjtonjës, në Prespë e cila daton nga shekulli i IX dhe u kthye në kishë dedikuar Virgjëreshës Mari në shekullin e XIV.

Në dy panelet paraqitet skena e Ungjillëzimit. Kompozimi është i pazakontë dhe të dy figurat janë statike. Sfondi është pikturuar thjesht në okër dhe të kuqe. Aureolat janë në argjend i cili është mjaft i dëmtuar. Virgjëresha ka veshur mafor në ngjyrë purpuri të thellë dhe një rrobë në ngjyrë blu. Ajo sapo është ngritur prej fronit ku po thurrte dhe mban në dorën e majtë boshtin, simbol i punës. E habitur ajo mirëpret misterin e mishërimit.

Gabrieli paraqitet statik me krahët e hapur me dorën e djathtë drejtuar Marisë me shenjën e bekimit. Ai ka veshje perandorake në ngjyrë të kuqe dhe në dorën e majtë mban shkopin e lajmëtarit. Një rreze e stilizuar zbret nga lart mbi Virgjëreshën dhe brenda saj shihet pëllumbi i bardhë simbol ky i Shpirtit të Shenjtë.

Argjendi i përdorur në vend të arit është i zakontë në punët e shkollës së Maqedonisë perëndimore në kohën e paleologëve.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

Një ekspozitë, ku shpërfaqet bota shqiptare në ndërthurjen midis së shkuarës, së sotmes dhe të ardhmes

Nga Agim Janina, Studiues arti Në Galerinë GOCAT piktori i mirënjohur Bashkim (A) Izano hapi ekspozitën “Wanderlust – Piktura si…

“Biblioteka e artit” prezanton të rinjtë me figurat e shquara të artit pamor shqiptar

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ciklin “Biblioteka e artit”, e cila bën bashkë…

Ngjyra – poetika e përjetimit!

Nga Luan Rama Për piktorin Alush Shima NGJYRA – POETIKA E PËRJETIMIT — etyd — Alush Shima përfaqëson një nga…

Jo, vejusha që e bëri të famshëm Van Goghun

Kur Vincent van Gogh vdiq në vitin 1890, ai nuk ishte artisti me famë botërore që njohim sot. Një pjesë…

“My City” – Arben Golemi, ekspozitë personale në Malin e Zi!

Piktori dhe arkitekti i mirënjohur, Arben Golemi, do të hapë sot - 19 shtator, ora 19:00 - ekspozitën e tij…

Ekspozita në “Marubi”, një dekadë krijimtari dhe dialog me trashëgiminë fotografike

Ekspozita “Marubi: Atelieja e Edukimit”, e kuruar nga Tereza Çuni dhe Jozefina Vokrri, sjell në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, një…

KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistike

Nga ChatGPT KOMPOZIMI NË ART – Si të ndërtojmë një vepër të fortë artistik Kompozimi është zemra e një vepre…

Gjon Mili – artisti më i njohuri diasporës shqiptare!

Nga Suzana Varvarica Kuka Artisti fotograf, amerikano-shqiptar Gjon Mili shkëlqeu gjatë shek. XX në Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe…

Një ekspozitë, ku shpërfaqet bota shqiptare në ndërthurjen midis së shkuarës, së sotmes dhe të ardhmes

Në Galerinë GOCAT piktori i mirënjohur Bashkim (A) Izano hapi ekspozitën “Wanderlust – Piktura si gjeografi e kujtesës”

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.