Ekspozita “Lana”, një përzgjedhje nga arkivi i rrallë i fotografit Roland Tasho

Ekspozita do të hapet ditën e mërkurë, më 20 Mars, ora 18:00, te Galeria e Arteve Tiranë.


Galeria e Arteve Tiranë ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e Mërkurë, 20 Mars, ora 18:00 në çeljen e ekspozitës të fotografit- fotoreporterit Roland Tasho!

Lana, Piramida, Pazari i Ri trasformimi i tyre në kohë, bashkë me një përzgjedhje nga arkivi i rrallë i Rolandit, me foto para dhe pas periudhës së tranzicionit, janë në fokus të kësaj ekspozite fotografike të organizuar nga Galeria e Arteve Tiranë.

Roland Tasho e ka përshkruar jetën e tij si një foto e bukur e shkrepur ndër vite, për ngjyrat e së cilës është punuar gjatë për t’i ndërtuar.

Ai nuk është thjesht fotograf që prej 40 vitesh fikson disa çaste, por fotografia është vetë jeta e tij.

Viti 1982 do të shënonte nisjen e karrierës së tij si fotograf, në laboratorin e Ndërmarrjes Komunale ku punoi për një periudhë pesë vjeçare.

Më tej, prej vitit 1987 deri më 1992, ka dhënë kontributin e tij si fotoreporter në një nga revistat më të rëndësishme të propagandës së kohës- Revistës “Ylli”.

Roland Tasho gjithashtu njihet gjerësisht për arkivin e tij të pasur me fotografi sidomos gjatë protestave të dhjetorit të vitit 90 bashkë me ndryshimet politiko-sociale të Shqipërisë në vazhdim.

Lexo më shumë nga

Buza, i pari piktor modern shqiptar

"Ai mbetet për mua më kompleksi, më origjinali  dhe më i jashtëzakonshmi piktor shqiptar i shekullit të kaluar"

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.