“Code 3”, arti i koduar i Kamuran Gorancit

Në kuadër të 16-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Galerinë e Arteve të Shkodrës u hap ekspozita e piktorit Goranci


Nga Zeni Ballazhi

Në kuadër të 16-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Galerinë e Arteve të Shkodrës prezantuam një ekspozitë me piktura të autorit Kamuran Goranci.

Ekspozitën e konceptuam Kod 3, ajo erdhi si rezultat i ekspozitave Kod 1 të hapur më parë në Gjermani dhe Kod 2 në Tiranë.

Një ngjarje artistike në veriun e Shqipërisë, ku shohim mbi shpatulla traditën dhe komunikimin bashkëkohor, një rol mjaft të rëndësishëm në emrin e individualitetit të tij krijues.

Në të shumtën e rasteve piktura është analizë gramatikore, kompozim dhe në të njejtën kohë shpërbërje e atyre mjeteve që i janë besuar historikisht artistit për të manifestuar veten ku eksperienca krijuese dhe jetësore ka ushqyer vazhdimisht ndër vite dhe ka ruajtur me pasion dhe dashuri pasurinë kromatike.

Ngjyrat në këto kompozicione janë pastuoze, të gurëzuara, të hedhura andej-këndej, ku shprehet një gjendje ekspresive.

Pra, në këto raste paraqiten disa pamje ekspresioniste abstrakte, por me një baraspeshë të dritës dhe errësirës së ngrohtë dhe të ftohtë, me forma dhe ngjyra të zhveshura e të çuditshme.

Në këto piktura, nga periferia e sferës së ngjyrave kalohet në sipërfaqe ku teknika e realizimit duket e rëndësishme. Ato realizohen me maksimumin e mjeteve shprehëse, vizatimi shkon në kufijtë e mosqenies, për të theksuar prezencën e vlerës të së bukurës në një ambient të zhytur në kaos, në dinamizëm.

Buza, i pari piktor modern shqiptar

"Ai mbetet për mua më kompleksi, më origjinali  dhe më i jashtëzakonshmi piktor shqiptar i shekullit të kaluar"

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.