“Breath”, ekspozita e bukur fotografike në Athinë e Roland Harizit dhe Eda Mollaj

Në Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë u hap ekspozita fotografike “Breath” e çiftit vlonjat me banim në Greqi


Në datën 25 Janar u çel në ambientet e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë ekspozita fotografike “Breath” e çiftit vlonjat fotograf me banim në Athinë Roland Harizi dhe Eda Mollaj.

Kjo ekspozitë u bë e mundur nën kujdesin personal të Udhëheqësit të Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë zotit Fitim Gllareva i cili në fjalën e tij të çeljes së ekspozitës prezantoi çiftin e artistëtve fotografë publikut të shumë që mbushnin sallat.

Natyrisht ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë zonja Luela Hajdaraga ishte aty si frymëzuese për hapjen e kësaj ekspozite. Gjithashtu nga të pranishmit nuk do të mungonin edhe diplomatë të tjerë si dhe njerëz që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e artit ,kulturës biznesit, shqiptarë dhe grekë si dhe miq të tjerë të ftuar.

“Breath” është ekspozita fotografike më e re e çiftit artist photographer Roland Harizi dhe Eda Mollaj.

“Breath” është një frymëmarrje e thellë për tu “zhytur” në thellësitë e fondit të tyre të pasur fotografik që në këtë ekspozitë pasqyrohet vetëm me 110 shkrepje të tyre.

“Breath ” është një frymëmarrje në detin e larmisë së ngjyrave të kategorive “macro” dhe wildlife” që jo rastësisht nuk ka asnjë bardhë e zi.

“Breath” është një frymëmarrje shprese në prag të stinës pranverore, është një udhëtim në natyrë me bukuritë e saj në kategoritë “landscapes”, “seascape”, “sunset” të udhëtimeve të shumta të autorëve ku nga këto udhëtime veç të tjerash janë munduar të na sjellin një “frymëmarrje” nga kultura dhe tradita e popujve të ndryshëm pasqyruar me mjeshtëri artistike në kategoritë “street portrait” dhe “street photography” aq të dashura për të ty autorët.

Duke qënë se autorët ndajnë jetën e tyre mes dy qyteteve të tyre të dashur Vlora Albania dhe Athina Greece qytete që janë gjithmonë objekt i punës së tyre dhe veçanërisht në Athinë për pasqyrimin e jetës së emigrantëve ku edhe vetë ata si të tillë.

Si një mënyrë shprehëse dhe komunikimi fotografia për çiftin e fotografëve shumë herë në bashkëpunim e ngushtë mes tyre janë bërë edhe vet objekt i punës së tyre edhe në fotografitë e kategorisë “surrealist photography ” ku bëjnë edhe diferencën.

Të gjitha këto dhe të tjera i kanë bërë të veçantë dhe të mirënjohur në qarqe të ndryshme botërore të fotografisë.

“Breath” është një mesazh që na bën njësoj në atë që kemi njerëzore, frymëmarrjen!
Pas suksesit të kësaj ekspozite në Athinë stacioni i ardhshëm është në pallatin e kulturës “Labëria” në Vlorë këtë pranverë.

Buza, i pari piktor modern shqiptar

"Ai mbetet për mua më kompleksi, më origjinali  dhe më i jashtëzakonshmi piktor shqiptar i shekullit të kaluar"

“Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në Shekullin XX”

82 artistë prezantohen në ekspozitën e hapur në Galerinë FAB me drejtues projekti Olsi Laskën dhe kuratore Suzana Varvarica Kukën

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.