Dashnor Kullolli, biznesmeni i suksesshëm i materialeve të artit

REPORTAZH nga “D.Kullolli Art Studio” ku tregtohen markat më të mira në botë të materialeve të artit


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

Schmincke, Winsor&Newton,  Lefranc&Bourgeois, Sennelier, Da Vinci, Conte a Paris, Liquitex, Raphael, Arches, Isabey, Snazaroo, Mabef dhe… Dashnor Kullolli.

Janë emrat e markave dhe prodhuesve më të mëdhenj në botë të materialeve për artistët e arteve figurative dhe piktorit shqiptar, biznesmenit të njohur Dashnor Kullolli, i cili prej disa vitesh drejton me sukses “D.Kullolli Art Studio”

Piktori Kullolli, i cili është diplomuar edhe si jurist më mirëpret në “Perandorinë e Ngjyrave”.

“Pas kthimit nga Greqia, në vitin 2008, ku punova për disa vite si piktor, kryesisht me portrete në ishullin Zakinthos, u ktheva me synimin për të hapur një dyqan arti në Tiranë. Fillimisht, mendova ta bëja me piktura, duke ftuar edhe piktorë të tjerë për të ekspozuar punimet e tyre. Nisur edhe nga fakti që, materiale për artin nuk kishte, vendosa të hapja një të tillë. Kam një gamë të gjërë markash: Schmincke, Winsor&Newton,  Lefranc&Bourgeois, Sennelier, Da Vinci, Conte a Paris, Liquitex, Raphael, Arches. Kam filluar edhe me materialet e restaurimit, kornizat, etj,”, thotë Dashnor Kullolli për Tirana Diplomat.

I vetëdijshëm se një piktori i duhen bojëra cilësore, Kullolli ka lidhur kontrata eksluzive me prodhuesit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në botë, duke sjellë prodhimet e tyre më të fundit.

DKULLOLLI-ART-STUDIO
Produkte profesionale per artiste!
Schmincke, Winsor&Newton, Lefranc&Bourgeois, Sennelier, Da…

Posted by Dashnor Kullolli on Thursday, April 28, 2022

“Musini”, sipas Kullollit janë ndër më cilësoret që ai ka në dyqanin e tij të artit.

“Musini janë prodhime gjermane të Schmincke, jashtëzakonisht cilësore”, thotë Kullolli.

Kompania franceze “Sennelier” e krijuar nga Gustave Sennelier prodhon materiale artistësh që nga viti 1887, pra 136 vjet më parë. Sa për kuriozitet podhon 50 tonalitetesh ngjyrash për pastelët e butë ap0 70 lloj lapsash me ngjyra.

“Conte a Paris” prodhon qysh nga viti 1795, 228 vjet më parë, falë sipërmarrësit Nicolas Jacques Conté.

Edhe “Winsor & Newton” janë një markë cilësore.

Penelat janë kryesisht gjermanë.

Posted by Dashnor Kullolli on Tuesday, August 8, 2023

Klientët janë të shumtë. Për të blerë materiale, apo për të bërë një kornizë pikture.

“Kam klientë thuajse të gjithë piktorët, jo vetëm nga Tirana, por dhe nga qytete të tjera. Po përmend vetëm disa, duke iu kërkuar falje të tjerëve: Alush Shima, Buron Kaceli, Gazmend Leka, Pashk Përvathi, Helidon Haliti, Artan Peqini, Ardian Isufi, etj.”, tha Kullolli.

Edhe klientela e huaj nuk mungon, të tillë si ukrainasi Ihor Yurchenko, apo spanjolli Cesc Farre.

Edhe unë jam klient i hershëm i “D.Kullolli Art Studio”.

Dashnor Kullolli është një piktor i talentuar, i cili jo vetëm e ndjen artin, por njeh më së miri edhe teknikat e ndryshme: vaj, akuarel, pastela, karbon apo laps.

Ai merr shpesh pjesë në “Kolonitë e Artit”, organizime të një grupi piktorësh që shkojnë së bashku në një destinacion të përbashkët për të pikturuar.

Punime te realizuara nga aktiviteti i organizuar nga Kodra e Kuajve Durres

Posted by Dashnor Kullolli on Friday, April 8, 2022

 

Merr pjesë në ekspozita arti kolektive.

Te “D.Kullolli Art Studio” praktikohen shumë studentë, por edhe të tjerë.

“Kjo tavalocë i përket një ta pasionuar pas pikturës, dhe është 6o vjeç. Arti nuk njeh moshë fillimi”, tha Kullolli për “Tirana Diplomat”.

Kavaletat dhe telajot janë gati për punët e radhës.

Largohem nga “D.Kullolli Art Studio” për të pikturuar edhe unë artin tim!

Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.