Promovohet libri i gazetarit Vangjel Sako, “Jeta në Pjatancë”. Arjola: Përmbushëm amanetin e tij!

Promovimi i librit me tregime u bë, ditën e 64-vjetorit të lindjes së gazetarit të ndjerë.


Promovohet libri me tregimi “Jeta në Pjatancë”, tregime i gazetarit të ndjerë, Vangjel Sako, që për fat të keq botohet pas vdekjes së tij të parakohëshme, një amanet i plotësuar nga familja Sako me mbështetjen e studiuesit, poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur, Albert Abazaj.

Promovimi u bë, më datë 6 gusht 2023, ora 10:00, në bibliotekën ‘Nermin Vlora’, Universiteti ‘Ismail Qemali’, Vlorë, pikërisht në ditën e 64-vjetorit të lindjes së gazetarit profesionist Vangjel Sako.

Morën pjesë pjesëtarë të familjes Sako, gazetarë dhe autorë të njohur, miq të gazetarit Vangjel Sako. Aktiviteti u përcoll nga mediat, ndërsa TV Apollon e transmetoi “live”.

Gjatë promovimit u shfaq edhe një video me foto të ndryshme nga jeta familjare dhe profesionale e gazetarit Vangjel Sako.

Gazetari i mirënjohur, Vangjel Sako, ndërroi jetë, më 28 shkurt 2023.

Për vite të tëra kontribuoi si reporter mes Fierit, Vlorës dhe Tiranës, në mediat Radio “Valë e Kaltër”, TV Apollon dhe gjatë viteve të fundit, si opinionist pranë të përditshmes Gazeta “Sot”.

Vangjel Sako ishte anëtar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe për vite të tëra u aktivizua në degët e organizatës duke qenë një ndër iniciatorët për veprimtaritë lokale të UGSH.

Vajza e gazetarit Vangjel Sako, Arjola, mbajti një fjalë prekëse.

“Pershendetje te gjitheve!

Nuk e kam te lehte te ndodhem sot para jush, pa e patur prane personin qe ishte forca ime, mbeshtetja ime me e madhe.

Por nuk mund te rri pa ju thene faleminderit me zemer qe gjetet mundesine per te ardhur sot, per te respektuar kujtimin e babit tim dhe mikut tuaj, per te nderuar vepren qe ai la pas, librin me tregime te titullur “Jeta ne pjatance”.

 

Posted by TV Apollon on Sunday, August 6, 2023

Falenderim i vecante per Albert Habazaj, i cili dha ndihmesen e tij te pakushtezuar per ta realizuar kete amanet ne diten e sotme qe babi ime do festonte ditelindjen e tij te 64.

Ne fakt e kisha enderruar ndryshe kete dite, por me shpresen se shpirti i bukur dhe fisnik i babit tim ndodhet ketu mes nesh, dua ti them: Ia dole buci, ashtu sic ti ia ke dale perhere.

Faleminderit edhe njehere dhe paci vetem bekime e lumturi ne familjet tuaja.”

Vangjel Sako ishte shumë kërkues dhe me pretendime ndaj shkrimtarisë së tij, në fushën e gazetarisë dhe të letërsisë. I paharruar shok, koleg, mik i cmuar Vanngjel Llambi Sako, Xhekja ynë. 6 gushti i parë që na gjen pa ty. Ti sot mbush 64 vjec”, tha ndër të tjera, shkrimtari Albert Abazaj.

Miqtë e tij sollën kujtime nga njohja e tyre me gazetarin profesionist Vangjel Sako, duke dhënë vlerësime pozitive, si gazetar dhe si njeri, por edhe për familjen Sako.

 

Posted by TV Apollon on Sunday, August 6, 2023

 

 

Posted by TV Apollon on Sunday, August 6, 2023

 

Posted by TV Apollon on Sunday, August 6, 2023

 

 

Posted by TV Apollon on Sunday, August 6, 2023

 

 

Posted by TV Apollon on Sunday, August 6, 2023

Hisni Meta, mjeshtri i harmonisë!

Piktori Hisni Meta feston 70-vjetorin. Një artist me një dashuri të madhe për artin e bukur. Perfeksionist.

“Shqipëria në akuarel” në penelin e “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti

Ekspozita me 60 punime në akuarel do të qëndrojë e hapur, deri më 10 maj në Galerinë FAB.

Liri përmes Artit II, si liria përmes ëndrrës

Një ekspozitë, e cila bën bashkë përjetime, qasje, situata dhe gjendje të larmishme psikoshpirtërore

Myslimanizmi lirik

imami Abdullah Kolgjini krijoi këtë "lehva" të dashuruarish në xhaminë e Floqit