Muralja e Lionel Mesit në Tiranë, jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare

Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023”


Muralja me portretin e futbollistit të njohur argjentinas Lionel Messi, në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Organizator kryesor është Dekor Tirana, ndërkohë që kurator është Helidon Haliti. The Associated Press i ka kushtuar një artikull murales së veçantë në Tiranë:

Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga muralja e Lionel Messit. Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023” vendosi të bëjë portretin e idhullit të tij, Lionel Messi.

Muralja me përmasa 25×10 metra e Messit me mjekër dhe i qeshur, i veshur me fanellën e kombëtares së Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një kryqëzim pranë spitaleve në kryeqytet.

Bagnasco ka pikturuar gjithashtu një mural të Diego Armando Maradona në Napoli, në Miami si dhe vende të tjera. Maradona fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanellën nr. 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në 1987 dhe 1990 përpara se skuadra të fitonte titullin e tretë këtë sezon.

Dy ditë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, Bagnasco pikturoi një mural në Buenos Aires të Messit, ku talenti argjentinas shfaqej duke ngritur trofeun.

“Messi është lojtari më i mirë në botë për momentin”, tha Bagnasco, duke iu referuar futbollistit që tashmë ka vendosur të transferohet te Inter Miami në Major League Soccer. “Sot bota është një tifoze e Argjentinës për shkak të Messit”.

Helidon Haliti, piktori i cili është kuratori kryesor i “Mural Fest”, tha se Bagnasco ka krijuar edhe vepra të tjerë për konkursin.

Kur u pyet se kush ishte heroi i tij, e cila ishte tema kryesore e “Mural Fest 2023”, ai u përgjigj menjëherë “Messi”.

“Ajo murale do të shënojë një moment shumë interesant sepse Messi ishte fitues i Kupës së Botës vitin e kaluar, dhe këtë herë ai do të na bëjë ne fitues”, tha Haliti. “Unë jam i sigurt për këtë”, shtoi ai.

Tirana është Qyteti Europian i Sporteve 2023 dhe ka zhvilluar e planifikuar shumë aktivitete sportive kontinentale.

Shqiptarët e njohin shumë mirë Messin.

“Messi e meriton si lojtar dhe ne shqiptarët gjithashtu të gëzojmë atë personalitet të klasit botëror”, tha 61-vjeçari Arben Stafa.

Bashkim Tufa, një analist sportiv 71-vjeçar tha se ishte i lumtur që kishte pasur të drejtë kur parashikoi që në vitin 2005 se bota do të kishte një ylli të ri “Messi”kur ky i fundit luajti për herë të parë me Barcelonën. Që atëherë, Messi ka qenë vazhdimisht pjesë e shkrimeve të tij.

Triumfi në Kupën e Botës vitin e kaluar ishte “qershia mbi tortë”, sipas Tufës, duke shtuar se vite më parë, kopjet e një gazete sportive u gllabëruan nga shqiptarët duke lexuar se Messi mund të vinte në Shqipëri.

“Tani ata kanë mundësinë ta shohin çdo ditë, ta takojnë çdo ditë dhe kjo është një kënaqësi e veçantë për shqiptarët që janë kaq të apasionuar pas futbollit dhe Messi është personifikimi i tij”, tha Tufa.

Bagnasco ka shijuar takimin dhe bisedën me shqiptarët vendas të veshur ose duke treguar fanellën e Messit dhe duke e përshëndetur atë.

“Argjentinasit janë me fat që kanë pasur Maradona dhe Messi në të njëjtën vend“, tha Bagnasco, duke treguar një tatuazh nr. 10 në parakrahun e tij të majtë.

MË SHUMË LAJME

Grafika, si gjuhë e kujtesës dhe dialogut!

Nga PhD (c) Eris Tare Kurator i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës dhe Vizatimit, Tiranë – Edicioni i Dytë, 2026 Në…

Në muzeun e Monarkisë të Artan Lames

Nga Fatmir Toçi Sot pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën - muzè kushtuar periudhës së Monarkisë në Shqipëri, një hapësirë e…

Metafora të pikturuara. Karikatura me humor dhe filozofi

Nga Agim Janina Në Bienalen e Katërt të Karikaturës, të zhvilluar në qytetin e Korçës, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin…

“NostraTempusi” i Gazmend Lekës, misteri i shndërruar në art!

Nga Nadire Buzo Ekspozitë personale, thotë ftesa. Sapo hyn në sallën komode të Piramidës, sheh shpalosur në një murale të…

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Galeria Kombëtare e Arteve po i nënshtrohet një procesi transformimi të plotë, me fokus modernizimin e hapësirave dhe krijimin e…

“NostraTempus” – Sepse thelbi fle thellë… në artin e Gazmend Lekës!

Nga Brunilda Çela "Thelbi fle thellë", thoshte i madhi Petro Zheji. Ashtu si në artin e profesorit. Ku piktura nuk…

Taso dhe poezia e kujtesës poradecare!

Nga Ylli Drishti Historian & Kurator Arti Anastas Kostandini - Taso është një nga personalitetet më përfaqësuese të artit bashkëkohor…

“Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë”

Nga Gazmend Leka “Nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtin lumë” Këtë të vërtetë të madhe e ka…

Grafika, si gjuhë e kujtesës dhe dialogut!

Tradita, identiteti dhe perspektivat bashkëkohore në Edicionin e Dytë të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës dhe Vizatimit - Tiranë, 2026

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.