“Kronosi është ringjallur”

Arben Kristani, me ekspozitën e tij personale dëshmon pjekurinë dhe individualitetin artistik


Nga SHPENDI TOPOLLAJ

ARBEN KRISTANI ME EKSPOZITËN “KRONOSI ËSHTË RINGJALLUR”

Në vazhdën e disa paraqitjeve të suksesshme në qytete të ndryshme, miku ynë Arben Kristani, vjen sot për shikuesit durrsakë, me ekspozitën e re të titulluar “Kronosi është ringjallur”.

Kronosi, kjo figurë mitologjike, që në kohët tona ka bashkuar në një, qeverisësin e gjithësisë që kishte vrarë babanë dhe nga frika e humbjes së pushtetit gëlltiste fëmijët e tij, me personifikimin e kohës, nuk e ka humbur asnjëherë aktualitetin.

I përjetësuar nga peneli i Francisco Goyas te tablloja e famshme “Saturni duke gllabëruar birin e tij”, ndofta është një personazh emblematik dhe mjaft kuptimplotë edhe për ne shqiptarët.

Pikërisht këtu, te qartësia e nënkuptuar e mesazhit, shfaqet forca e talentit të artistit me shpirt të lirë.

Dhe Beni duket se nuk është mjaftuar me kaq, por ka kërkuar ngado të bukurën, atë që ngjall paqe, dashuri e harmoni, kryesisht mbështetur te peizazhi i natyrës tonë të magjishme.

Ndaj ka bredhur me kavaletin, penelat dhe tubetat e bojrave, ngado, pa u lodhur: në veri e në jugë, në male, fusha, pyje, lumenj, det e liqenj, fshatrave dhe rrugicave të qytetit.

Shumë nga pikturat e tij ai i ka publikuar në Facebook, si për ta përçuar kënaqësinë estetike dhe optimizmin që ato shpërndajnë, te të tjerët.

Arbeni asnjëherë nuk rri duarlidhur; ai përherë është në lëvizje, në kërkim, qoftë në vetminë e tij, qoftë me ato shëtitjet e Kolonisë së Piktorëve që aq mirë organizohen.

Përfaqësuesi i ekspresionizmit abstrakt Jackson Pollock, ai fatkeqi jetëshkurtër, dikur ka thënë: “Të pikturosh nuk përbën asnjë problem. Problemi është se çfarë të bësh kur nuk po pikturon”.

Dhe Beni nuk njeh pushim; edhe kur kemi shkuar diku për ndonjë drekë shoqërore, ai shkëputet dhe pas nja dy orësh, vjen me një tabllo ende të patharë.

Disa herë kam qenë i pranishëm gjatë kohës që ai pikturon, dhe më ka habitur shpejtësia me të cilën punon. E rrok natyrën pa e lënë t`i fshihet impresionit të çastit.

Një piktor i shquar, kur e pyetën se cilën nga pikturat e tij e konsideron më të bukurën, aty për aty u përgjigj: Atë që e kam pikturuar më shpejt.

Profesionalisht, Arben Kristani ka arritur atë që dëshiron çdo piktor: ai ka krijuar individualitetin e tij artistik, aq sa e dallon lehtësisht atë që ka dalë nga dora e tij, për të mos thënë nga shpirti i tij.

Dhe ai ka një shpirt sa të ndjeshëm, aq edhe të pastër. Ashtu sikurse i do me bujari të pashoqe miqtë e shokët, ashtu i ka edhe pikturat; rezatuese e të vërteta, joshëse e mbresëlënëse në thjeshtësinë e tyre.

Dhe urimi im për Benin, nënkryetarin e FPU të rajonit është që ekspozitën pasardhëse, ta titullojë ashtu si Aristofani dikur, “Triumfi i Irenës”, pra jo me emrin e babait të Zeusit, por të bijës së tij, duke na e paraqitur atë me bririn e bollëkut dhe degën e ullirit ndër duar.

MË SHUMË LAJME

“Kronosi është ringjallur”

Nga SHPENDI TOPOLLAJ ARBEN KRISTANI ME EKSPOZITËN “KRONOSI ËSHTË RINGJALLUR” Në vazhdën e disa paraqitjeve të suksesshme në qytete të…

“Paqe”

“Paqe” është ekspozita artistike e radhës nga artistja e mirënjohur Marjana Goxhabelliu, e cila është çelur pranë ambienteve të hollit…

Përtej kufijve të kujtesës!

Nga Mikel Temo "BEYOND THE LIMITS OF MEMORY" - "Përtej kufijve të kujtesës" Veprat e artit udhëtojnë. Ato paketohen, mbështillen,…

Grafika, si gjuhë e kujtesës dhe dialogut!

Nga PhD (c) Eris Tare Kurator i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës dhe Vizatimit, Tiranë – Edicioni i Dytë, 2026 Në…

Në muzeun e Monarkisë të Artan Lames

Nga Fatmir Toçi Sot pata kënaqësinë të vizitoj ekspozitën - muzè kushtuar periudhës së Monarkisë në Shqipëri, një hapësirë e…

Metafora të pikturuara. Karikatura me humor dhe filozofi

Nga Agim Janina Në Bienalen e Katërt të Karikaturës, të zhvilluar në qytetin e Korçës, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin…

“NostraTempusi” i Gazmend Lekës, misteri i shndërruar në art!

Nga Nadire Buzo Ekspozitë personale, thotë ftesa. Sapo hyn në sallën komode të Piramidës, sheh shpalosur në një murale të…

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Galeria Kombëtare e Arteve po i nënshtrohet një procesi transformimi të plotë, me fokus modernizimin e hapësirave dhe krijimin e…

“Kronosi është ringjallur”

Arben Kristani, me ekspozitën e tij personale dëshmon pjekurinë dhe individualitetin artistik

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.