Një takim mbresëlënës me piktorin dhe kineastin!

Më 24 prill, në “Qendrën e Kulturës shqiptare 28-11” në Paris, do të shohim ekspozitën e piktorit Artur Muharremi


Nga Luan Rama

Më 24 prill në mbrëmje në “Qendrën e Kulturës shqiptare 28-11” në Paris, presim të shohim një ekspozitë figurative me tablotë e piktorit të njohur Artur Muharremi që aktualisht jeton dhe krijon në Rouen.

Nga qyteti emblematik i Jeanne d’Arc, ai do të na sjellë dhe 4 filma vizatimorë që publiku ynë në Francë nuk i ka parë. Katër filma që padyshim e vendosin atë ndër realizuesit e njohur evropianë, çka e ka treguar me çmimet e shumta që ka marrë në festivalet e filmit të animuar nëpër botë.

Shtëpi produksioni të filmave të animacionit i prodhojnë filma të ngjashëm me një ekip të plotë si me regjisor, skenarist, kameraman, piktor, dekorator, inxhinjer zëri e muzikantë, ndërkohë që Artur Muharremi i realizon këta filma me një ordinator në shtëpinë e tij – atelier në sajë të talentit, imagjinatës e punës së jashtëzakonshme mbi figurat e dekoret aq sa më duket sikur i ka hyrë në “pjesë” pikturës së tij.

Mikun tim e njoh që në fillimin e viteve ’80 kur erdhi në Kinostudio pas studimeve në Institutin e arteve për ti hyrë një aventure pasionante dhe të jashtëzakonshme. E kam ende para sysh, kur vinte në mëngjes dhe si një « murg » punonte për tu larguar nga ato mijra vizatime në mbrëmjen e vonët.

Piktori

Artur Muharremi është gjithnjë në kërkim. Jo vetëm në tematikë por dhe në mënyrën e shprehjes, stilit, gjuhës simbolike, duke ruajtur gjithnjë elokuencën dhe fuqinë e xhestit të parë në letër apo në pëlhurë.

Ai kërkon herë për të gjetur një treg për krijimet e tij, çka ndodh shpesh me të gjithë artistët dhe shkrimtarët, (ku arti është dhe mjeti i jetesës) e herë duke udhëtuar në horizonte të tjerë, duke harruar nocionin e kohës për të gjetur atë çka deri tanimë nuk e ka gjetur. Eshtë vallë arti i përkryer, perfeksioni, mishërimi absolut i imagjinatës…? Dhe kështu, sipas gjendjes së tij, ai kërkon linja të tjera, rrëmon nëpër ngjyra, duke u dhënë pas gjetjeve të reja.

Në tablotë e tij mbizotëron gjithnjë ai vizatim i përkryer i personazheve, çka është një nga dhuntitë e tij spikatëse, por dhe një kompozim mjaft interesant, pa e ngarkuar mjedisin, duke i lënë hapësirë figurës dhe ku simbolet të flasin më dukshëm në ato sfonde të zeza, të kuqe apo gri.

Ky piktor, si shumë të tjerë punon me cikle, pra krijimtaria e tij varion, nuk është e njëjta, ai kërkon gjithnjë jo vetëm në temën, kompozimin dhe ngjyrat, të cilat i punon me një kujdes të veçantë e në reliev, por në kërkim për të thënë ide të reja për të qenë modern, çka na kujton thënien e shqetësimin e hershëm të poetit Artur Rimbaud «Të jesh modern!»

Sigurisht, ciklet e mëparshme të tij kanë qenë mendoj më të fuqishme, si «kllounada» apo kompozimet abstrakte ku në tablo të dimensioneve të mëdha gjen një mjeshtri të rrallë në përpunimin e ngjyrës, por në këtë kërkim, (siç është dhe cikli «Koha që ka ndaluar», në suspens), dhe ky cikël meriton një vlerësim të veçantë.

Eshtë një vazhdim i «mumifikimit», i personazheve, individëve të një shoqërie që ende nuk i ka fituar dimensionet e verteta të lirisë dhe ku ai është i rrethuar ende nga vargonj të padukshëm të një kohe të vjetër, në kuadrin e një epoke të re.

Kineasti

I vetëm ai krijon jo vetëm personazhet por dhe dekoret, punon me muzikën, zhurmat, elemente të domosdoshëm në një film vizatirmor.

Një punë titanike, pasi në Perëndim, filma të tillë regjisorët i realizojnë me ekipe piktorësh, muzikantësh, inxhinjerë zëri, etj. I kujtoj filmin “Metropolis” të Fritz Lang, një nga kryeveprat e mëdha të kinematografisë gjermane por dhe botërore të fillimit të shekullit XX, ku shihet njeriu i transformuar dhe i shpërfytyruar nga pesha e punës dhe shfrytëzimit çka e shohim dhe në filmin e Caplin “Kohët modern”.

Ai më buzëqesh dhe më thotë të ulem që të shohim një nga filmat e fundit “Exit II” (“The Game”) ku në qendër është liria e individit dhe përpjekja e shoqërive shfrytëzuese për ti kthyer njerëzit në robotë, të ngjashëm dhe uniformë.

Por fitimi i lirisë ka një çmim të madh! Filmat e Artur Muharremit të cilat sot rrahin tema thelbësore të shoqërisë së sotme njerëzore kanë gjetur një vlerësim të veçantë në festivalet ndërkombëtare përmes çmimeve të shumta.

Lista është e gjatë: “Tokyo Film Awards”, “Film Animation Cannes, “ Contries International Film Festival”, “Global Shorts”, “Gully International GIFF” e shumë të tjerë.

Artur Muharremi flet pak për punën e tij. Principi i tij: « është vetë vepra që flet!” Por gjithë kjo krijimtari e alternuar: – pikturë dhe animacion gjithashtu – ka kërkuar gjatë gjithë këtyre viteve një energji të jashtëzakonshme aq sa artistë të tillë i gjen rrallë. Një jetë në art. Një jetë fisniku!

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Nga Ylli Drishti Historian dhe kurator arti Botimi “Eposi në artet pamore shqiptare”, i studiueses Suzana Varvarica Kuka, përbën një…

“Eposi në artet pamore” nga Suzana Varvarica Kuka

Nga Prof. Gazmend Leka Me sa njohuri kam, studime të plota mbi ilustrimin dhe ilustratorët e “Eposit Shqiptar” janë thuajse…

Etnosi dhe ndërtimi i imazhit kombëtar në artin shqiptar të shekullit XX

Nga Prof. Asc. Dr. Ermir Hoxha Nëse shekulli XIX shqiptar ishte shekulli i zgjimit dhe i formulimit politik të identitetit…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Komisioni i Përhershëm i Arteve dhe Qendra e Studimit të Arteve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizuan promovimin…

Fond Kombëtar për blerjen e veprave të artit!

Një pjesë e parave që institucionet publike kursejnë nga tenderët mund të përdoret për blerjen e pikturave, veprave të artit,…

“Aleksandër Moisiu”, një krijim i guximshëm!

Nga Ivo Moja Kemi dëgjuar shpesh debate dhe kritika rreth veprës skulpturore kushtuar ikonës sonë të skenës botërore, Aleksandër Moisiut,…

Dita Ndërkombëtare e Artistëve

Çdo vit, më 25 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Artistëve, një ditë kushtuar krijimtarisë, imagjinatës dhe talentit të artistëve në…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

“Eposi në artet pamore shqiptare”

Një studim nga Suzana Varvarica Kuka, mbi ndërthurjen e trashëgimisë gojore me artet pamore shqiptare

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.