“Përvathi Galeri”, një tempull pikture në Lezhë!

“Në telajon e tij gjen prehje harmonia dhe kjo me fuqinë e një njeriu që shikon dhe beson në natyrë”


Nga Ilmi Kasemi Beati

Një pinakotekë, një muze, një shkollë e vizatimit, dritës dhe ngjyrës.

 

Ky tubim i veprave të dyzet viteve në një ambient tashmë për publikun, është një shëmbëlltyrë polivalente që bart brenda saj, përkushtim artistik, patriotizëm dykrenor kombëtar e piktorik, talent e punë të pandërprerë, të cilat të gjitha bashkë përkthehen në dashuri për natyrën, njerëzit, vendlindjen dhe origjinën, të cilat nuk i braktisi kurrë për një jetë meskine materiale emigratore.

Edhe pse është një artist shëtitës, një emigrant në agoranë e bukur të atdheut të tij.

Nuk ka lënë vend pa e pikturuar dhe vendi është modeli i tij, telajo është vendi ku ai vendos lirën apolloniake.

Kjo lirë prodhon tinguj lirik.

Lirizmi i pikturave; peisazh, natyrë e qetë, figurë apo portret është me emër, me karakter, stil.

Nëse Paolo Ucello ishte një çudi e harmonisë në epokën e vet, Përvathi është gjithashtu është i tillë konceptualisht,
jo ngushtësisht në terma të njëjtësisë stilistike apo harmonisë formale.

Në telajon e tij gjen prehje harmonia dhe kjo me fuqinë e një njeriu që shikon dhe beson në natyrë, por në të njëjtë gjendje është edhe fuqia e një interpreti, që beson në “më tej formës” dhe që përpunon ngjyrë e dritë bashkë në kohë reale duke kriuar mbi atë që gjen, krijon trajta dhe forma brenda karakterit dhe natyrës volumetrike të relievit të tokës, rrafshit ideal të ujit dhe qiellit, malit, pemës, objektit jo natyror etj.

Kjo metamorfozë arrin kulmin sidomos në në riprezantimit e të gjithave në një ambient të rrafshët, të shtrirë, të paktën dhe delikat, aq sa edhe një shenjë e vogël ngjyrës drite, shumë e vogël diku në kuadratin e madh duke, ndiehet, lexohet dhe ka potencën e një shenje me fuqi të madhe.

…

Mua më duket dhe më duhet ta them atë që ndiej dhe sa thashë ndoshta janë pak për një vështrim analitik e profesional, pasi kuratori contemporan O.Gripshi me idealitet i ka shkruajtur dhe më tej ka shumë për të thënë.

Një miku im skulptor në Brescia, më rrëfeu një dialog për formimin artistik. Kur ishte i ri shkoj në Bergamo në studion e skulptorit G.Manzoni(Manzu) dhe i tha: Çfar duhet bërë për tu bërë skulptor!?

Të rrish pranë një skulptori.

Qe përgjigja e mjeshtrit.

Pra Galeria mban emrin Përvathi dhe brenda saj në të ardhmen do jenë natyrisht edhe gruaja e tij Lula, e cila është bërë piktore, sepse të rrish një jetë me Pashkun është e pa mundur të mos zgjohen muzat e artit. Nuk diskutohet djali i tyre Admiri, që shkon “më tej formës” së të atit, është në lojën dhe harmoninë e primatit, por luan me fanellën e vet të abstraksinit.

Urime gjithë familjes Përvathi.

Udhë të mbarë galerisë së Babait të pikturës lezhjane.

Lezha ka shumë emra të shquar etërish sidomos në letërsi, ka mbi të gjithë Padre Fishtën dhe nga sot hynë në fushën e artit të pikturës edhe Padre Pashku, në tansi me kualitetin e tij piktorik, por në veçanti me “Të verdhën Pashkjane”, homologen e të “Kuqes Onufriane”.

…

Pas inaugurimit shkuam për drekë te “Mrizi i Zanave”, një ikonë tjetër e artit të culinari-së lezhiane, në Fishtë aty në atë vend ku mrekullia ka lindur një natyrë kodrinore, me dritë e dushkajë të artë, si e “Verdha Pashkiane”, e cila nuk është thjesht një ngjyrë por edhe një dritë toke dhe një vello e vërtetë mbi dheun dhe gurët ku lindi Fishta, të cilën po e sjellë edhe unë me një foto që e bëra sot në fund të këtij shkrimi.
…
Tiranë
17.12.2025

MË SHUMË LAJME

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Periferia: Tranzicione pamore”

Nga Ph.D. Oltsen Gripshi Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit…

Lume Blloshmi, në fokus të ciklit “Ana tjetër e Realizmit Socialist: Artistët e Ndaluar”

Jeta dhe krijimtaria e artistes Lume Blloshmi u sollën në vëmendje në një mbrëmje të organizuar në kuadër të ciklit…

32 piktorë në ekspozitën “Nëntor 29” të çelur në FAB

Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntori 29”, e çelur në Galerinë FAB, pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, bëri bashkë 32…

“Focus Award 17”

Ekspozita e Konkursit Ndërkombëtar FOKUS 17, me drejtuesin Arben Allia dhe kuratorët Albes Fusha dhe Orestia Kapidani, është hapur në…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Kreativiteti shqiptar në qendër të Parisit, ku GX Fashion Week shndërron Muzeun Banksy në një dialog mes modës, artit dhe…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.