Elegjia e mermertë e Zallongut, nga tragjedia historike te miti universal i lirisë

​Në Sallonin e Parisit të vitit 1827, piktori francez Ary Scheffer prezantoi veprën ikonike “Gratë suljote”


Nga Albert Vataj

​Tragjedia e suliotëve e dhjetorit 1803 nuk mbeti thjesht një kronikë e përgjakshme e Luftërave Suliote kundër Ali Pashë Tepelenës. Ajo u shndërruanë në një nga arketipet më të fuqishme të vetësakrifikimit në Evropën e shekullit XIX. Sakrifica e grave të Sulit në malin e Zallongut, ku hedhja në greminë me fëmijët në krahë u krye përmes një rituali stoik, mes valles dhe këngës, kapërceu kufijtë e gjeografisë lokale për t’u bërë një ikonë universale e rezistencës ndaj tiranisë.
​
​Zallongu dhe rënia e Pargës (1818) u bënë kryetema të etjes evropiane për liri gjatë eposit të Romantizmit. Diplomatë, shkrimtarë dhe intelektualë francezë si François Pouqueville shërbyen si ura ndërlidhëse midis realitetit suliot dhe salloneve kulturore të Parisit.

Shkrimet e Pouqueville në veprën “Historia e rigjenerimit të Greqisë” (1824) dhanë lëndën e parë dokumentare. Aty, stoicizmi suliot nuk u përshkrua si një humbje apo vetëvrasje masive, por si akti suprem i dinjitetit njerëzor.

Kjo frymë shtyri Népomucène Lemercier të shkruante tragjedinë me pesë akte “Martirët e Soulit ose Epiri modern” (Paris, 1825), duke e ngritur dramën e Epirit në nivelin e tragjedive më të mëdha klasike.
​
​Në Sallonin e Parisit të vitit 1827, piktori francez Ary Scheffer prezantoi veprën ikonike “Gratë suljote” (Les Femmes Souliotes, vaj në pëlhurë, Musée du Louvre). Scheffer përdori dritëhijet dramatike për të përjetësuar tmerrin dhe sublimen. Fëmijët që mbërthehen pas nënave dhe gratë me vështrime të kthuara nga qielli, duke zgjedhur rënien në amshim përpara skllavërisë.

​Në të njëjtën linjë, italiani Francesco Hayez pasqyroi mjerimin dhe dinjitetin e këtij rajoni nëpërmjet veprave të tij mbi braktisjen e Pargës, duke dëshmuar se si tragjedia e suliotëve ushqente shpirtin e Risorgimentos dhe lëvizjeve çlirimtare në mbarë Kontinentin.
​
​Nëse arti pamor evropian e dokumentoi ngjarjen nga jashtë, vetë shpirti i popullit e përjetësoi atë nga brenda përmes këngës dhe valles popullore, një fenomen i rrallë etnomuzikologjik, ku ritmi i vallëzimit kombinhet me vajtimin heroik:
​“Ne po vdesim për liri,
se nuk duam skllavëri…
Jemi bila shqipëtare,
vdesim duke hedhur valle.”
​Kjo kthesë artistike ku drama kthehet në festë të lirisë përballë greminës përfaqëson një dimension filozofik ekzistencial. Vdekja nuk pranohet si kapitullim, por si afirmimi më i lartë i dinjitetit.
​
​Sot, monumenti monumental mbi malin e Zallongut qëndron si një roje guri mbi historinë. Por, më shumë se guri, ishte ndjeshmëria e artit, piktura e Scheffer, literatura e Pouqueville dhe Lemercier, si dhe poezia gojore, ajo që e shndërroi Zallongun nga një episod kronike në një mit të pavdekshëm të sakrificës njerëzore.

Lexo më shumë nga

MË SHUMË LAJME

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas. Një takim piktotik kushtuar qytetit, kujtimeve…

Alush Shima, mjeshtri i harmonisë së ngjyrave!

Nga Dash Frashëri Një piktor modern shqiptar! Alush Shima konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm bashkëkohor të artit modern…

Një çast në atelierin e Artur Muharremit!

Nga Luan Rama Artur Muharremit po ti shkosh papritur në shtëpi do ta gjesh gjithnjë para një tabloje. Puna e…

“Dy artistë, një Berat”

“Dy artistë, një Berat” në Galerinë e Arteve “Eduard Lear”! U çel ekspozita e piktorëve Grigor dhe Jani Tavanxhi, ku…

Muzeu Bansky – një sfilatë mbarëshqiptare në javën e modës në Paris

Parisi u kthye sërish në epiqendrën e krijimtarisë më 3 tetor 2026, kur edicioni i pestë i GX Fashion Week…

Gonxhja pret Giulin, prezantohet projekti i Fondazione MAXXI për Galerinë e Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli,…

Kodra, universi përtej kohës

Nga Anila Mema Kuratore e Ekspozitës "Deti dhe Muzika" Ka takime që zgjasin vetëm pak minuta, por rruga e tyre…

Bashkëpunim mes Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes

Një delegacion nga Akademia e Arteve të Bukura të Leçes në Itali (Accademia di Belle Arti di Lecce) i kryesuar…

“Korça e kohës sime”

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Agron Shahinas

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.