Gonxhja viziton kompaninë e punimeve artistike: Krenari shqiptare që prek altarët e botës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “P&GG shpk”, e mirënjohur në prodhimin e punimeve artistike


Në një vizitë të veçantë që nënvizon rëndësinë e mjeshtërisë shqiptare në skenën ndërkombëtare, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi sot kompaninë “P&GG shpk”, një emër i njohur në prodhimin e punimeve artistike me vlera të jashtëzakonshme shpirtërore dhe kulturore.

Me një staf prej 87 mjeshtërish të talentuar, “P&GG shpk” prodhon vepra arti që udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve më të shenjta të botës, përfshirë Vatikanin. Këto objekte të punuara me përkushtim dhe detaje të jashtëzakonshme janë dëshmi e shpirtit krijues dhe profesionalizmit shqiptar, duke vendosur vendin tonë në hartën e artit liturgjik botëror.


Gjatë vizitës, ministri Gonxhja vlerësoi punën dhe përkushtimin e mjeshtërve, duke theksuar se “kompani si P&GG janë shembulli më i mirë i ndërthurjes së trashëgimisë kulturore me inovacionin dhe ekonominë krijuese”.

Kjo vizitë është një tjetër hap drejt mbështetjes së bizneseve që jo vetëm gjenerojnë vlera ekonomike, por edhe forcojnë identitetin kulturor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

Qazim Arifi, “Artisti i Vitit 2025” në Itali

Skulptori i mirënjohur koleksion një çmim tjetër të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Agim Sulaj, artisti i mesazheve të fuqishme!

Piktori dhe karikaturisti i famshëm vlonjat numëron rreth 300 çmime ndërkombëtare dhe 40 ekspozita personale.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.