Nexhmedin Zajmi, kolosi i pikturës shqiptare!

Piktori Nexhmedin Zajmi (1916-1991) është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”


Nga Dash Frashëri

Kjo diplomë që mban datën 21 qershor 1943, e lëshuar nga Presidenti i Akademisë së Arteve të Bukura të Romës, i përket një prej kolosëve të arteve pamore shqiptare.


Akademia e Arteve të Bukura të Romës

Nexhmedin Zajmit (1916-1991). Njërit prej etërve të shkollës shqiptare të pikturës.


Piktori Nexhmedin Zajmi

Shqipëria – asokohe – ishte pjesë e e Mbretërisë së Italisë. Dhe shumë piktorë të rinj dhe të talentuar u shkolluan atje: Nexhmedin Zajmi, Kristina Koljaka, Foto Stamo, Kel Kodheli, Dhimitër Çani, Qamil Grezda, Andrea Mano, Sabri Tuçi, Hasan Reçi, Fadil Pëllumi, Shefqet Agalliu, etj.

“Kërkimet në arkivin e Akademisë së Arteve të Bukura në Romë, që ndodhet në via Ripetta, kanë çuar këtu në dokumentimin e pranisë së dhjetë prej këtyre trembëdhjetë personaliteteve – Vangjush Mio, Andrea Mano, Foto Stamo, Kel Kodheli, Kristina Koljaka, Nexhmedin. Zajmi, Zef Kolombi, Shefqet Agalliu, Hasan Reçi dhe Qamil Grezda – plus tre të tjerë – Sabri Tuçi, Vangjel Tushi dhe Vera Blloshmi. Punimet e gjetura janë dokumentacion mbi jetën akademike dhe raporte mbi regjistrat e shkollave, ndërkohë që nuk ka qenë e mundur të kryhen kërkime për veprat rinore të ruajtura ende në akademi”, shkruan studiuesja Amalda Cuka.

***

Nexhmedin Zajmi u lind në Trebisht në krahinën e Dibrës, më 4 mars 1916. U nda nga jeta, më 19 maj 1991 në Tiranë.

Zajmi – i cili kishte mbetur jetim qysh në moshën të vogël, i kishin vdekur të dy prindërit, – babai kur ishte 6 muajsh dhe nëna (21 vjeç) dhe më pas motra dhe vëllezrit – ishte dalluar për talentin e tij.

Në vitin 1931 filloi Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, ku studioi për bujqësi dhe më pas për vizatim

Mësuesit e tij të parë ishin disa nga emrat më të njohur të artit shqiptar: mësuesit Andrea Kushi, Odise Paskali, Abdurrahim Buza dhe Lasgush Poradeci.

Në Itali ishte student i mjeshtrit Carlo Siviero, në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës, nga viti 1939-1944, ku dhe realizoi disa tablo “Puntori i vogël”, “Pamje nga fusha e Romës”, “Brendija”, etj.


Carlo Siviero

***

“Përveç kujtimeve, disa foto nga Roma, diplomën origjinale të Akademisë, dhe një dokument lëshuar nga Bashkia e Romës, në të cilin thuhej se kishte strehuar në shtëpinë e tij, në Romë, disa hebrenj gjatë pushtimit, si dhe dy-tri piktura që ai mundi t’i sjellë kur erdhi, ai nuk solli asgjë tjetër”, tha djali i tij, Uvil Zajmi, gjatë një interviste për gazetën “Panorama”.
Uvil Zajmi, djali i piktorit Nexhmedin Zajmi

Pas kthimit nga Italia, Nexhmedin Zajmi më 1944 emërohet pedagog në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë (1945) dhe një vit më pas në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Në vitin 1955, ai punon si Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe më pas rikthehet në Liceun Artistik si pedagog, ku jep mësim deri në vitin 1963. Po në këtë vit emërohet pedagog në atelienë e pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (ish-I.L.A), ku punoi deri në vitin 1969.

Ai është vazhdues i traditave më të mira realiste të piktorëve Kol Idromeno, Ndoc Martini, Vangjush Mio, Andrea Kushi etj., thelloi dhe e pasuroi në forma të reja shprehëse.

Një nga emrat më të mëdhenj që ka nxjerrë arti shqiptar, Sali Shijaku, shprehej : “Çdo artist ka një të preferuar ku mëson prej tij të eci në mjeshtërinë e pikturës; unë kam pasur gjithnjë Zajmin”.


Piktori Nexhmedin Zajmi, duke realizuar “Dardharen”

“Mund të them në mënyrë modeste se Zajmi ishte një artist i vërtetë në tërësinë e tij si një piktor i kavaletit, ku përfshihen një gamë e gjerë, si portretet, kompozimet, natyra të qeta, pra i shumë gjinive. Impulsiv, i paparashikueshëm, Zajmi ishte i drejtpërdrejtë, jo i kompromisit, jo artist i lidhur me paranë, aspak politik, shumë serioz e autoritar, me logjikë dhe arsyetim të fortë artistik, aq sa kur diskutonte në mbledhjet në Lidhje, kishte heshtje absolute. Ai zotëronte një memorie të fortë, në emra, ngjarje, për gjithçka, deri ditën që u nda nga jeta”, thotë i biri, Uvili.

Por, çfarë marrëdhënie kishte Zajmi me pikturat?

“Kishte dashuri për pikturat, i jetonte ato. Shkonte në Galeri i shihte, çmallej me to, shpesh edhe i kontrollonte për ndonjë dëmtim. Kur i thanë se tabloja “Tregim nga lufta” kërkon restaurim, bashkë më grupin e caktuar, kërkoi të ishte vetë, sepse e njihte në detaj, edhe fijen e linit të pëlhurës. Më ka qëlluar që në pikturat e babait, kam zbuluar shtresa njëra pas tjetrës. Kjo ndodhte, pasi në mungesë të pëlhurës, ai pikturonte, i vendoste ngjyrat njëra mbi tjetrën. Fshije, pikturo, fshije, pikturo, mbi të njëjtën telajo”, tregon vajza e tij, Anila Zajmi, piktore dhe restauratore, gjatë një interviste për gazetën “Mapo”.


Anila Zajmi

Arti i Zajmit shquhet në veçanti për ngjyra, pikturat e tij kanë forcë të madhe e të thellë në aspektin psikologjik, dhe shumë përfshirëse në tipa dhe karaktere.

Ai ka realizuar tablo me temë historike, peisazhe, natyra të qeta dhe portrete. Zajmi është një ndër përfaqësuesit më kryesorë të pikturës së realizmit socialist në Shqipëri.


“Nëna labe” (1955)

Ai e preku jetën nga afër, duke sjellë realitetin e kohës, në të cilën ai pikturoi tablotë e tij të famshme.


Peizazh, 1946


“Diga e Drinit”, 1966


“Natyrë e qetë me pulë” (1955)

Zajmi ka qenë pjesëmarrës edhe në ekspozita e konkurime ndërkombëtare ku përfaqësohej Shqipëria si Bienalet e Aleksandrisë, të Bukureshtit, në Sofje, në Vjenë, Petërburg, Kroaci, etj.

Në aktivitetin artistik rreth 40-vjeçar, piktori Nexhmedin Zajmi është pjesëmarrës në 27 ekspozita kombëtare. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ndodhen 72 vepra të piktorit Zajmi, ndër të cilat edhe dy tablotë e realizuara gjatë viteve ’40 në Itali.

Më 17 prill 1945 Zajmi mori pjesë në ekspozitën eparë në Tiranë pas çlirimit meportretin “Gruaja e mencës”(nuk gjendet asnjë riprodhimi saj).

Më 1947 takohet mepiktorin e madh V. Mio në Korcë. Më 1947 merr pjesë në ekspozitën e dytë kombëtare me “Brendi në Theth”. Për herë të parë dhe i pari që mori çmim, ishte Zajmi. Gjatë kohës së punës u njoh me piktorin Z. Kolombi me të cilin epunoi portretin “Malësorja”.

Më tej, artisti realizoi “Pazarnë Tiranë”(1950), “Tregim nga lufta Nacional-Çlirimtare”(1951) që u ekspozua në vitin1952 ku mori çmimin e parëdhe më vonë Çmimin e Republikës, “Kostum Lunxhërie”(1952) “Rrugica në Tiranë”(1956), “A. Moisiu”(1955) “Rrugica në fshat”(1956),“Portret Malësori” (1953), “Portret malësoreje” (1955), “Refugjatët” (1952), “Vjehrra” (1959), “Nëna Labe” (1955), “Prita partizane” (1956),“Dardharja” (1956), “Portreti i A. Kushit”(1954) etj..


“Refugjatët” (1952)


“Skënderbeu”, piktor Nexhmedin Zajmi

Piktori Nexhmedin Zajmi është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”.  Ai është gjithashtu fitues i “ Çmimit të Republikës” dhe është dekoruar me mjaft urdhëra të tjerë.


“Dardharja” e Nexhmedin Zajmit në kopertinën e librit të studiuesit të artit, Ferid Hudhri.


Nexhmedin Zajmi, vizatimi nga piktori Zamir Mati

Nexhmedin Zajmi, vizatimi nga piktori Fadil Taga

Zajmi është përfshirë në librin studimor të studiueses së artit, Suzana Varvarica Kuka.


Nexhmedin Zajmi me skulptorin Fitim Sula (majtas) dhe piktorin Duro Ibrahimi (djathtas)

Nexhmedin Zajmi do të mbetet përjetësisht në panteonin e piktorëve të shquar. Ashtu si pikturat e pavdekshme të tij!


Nexhmedin Zajmi, vizatimi nga piktori Zamir Mati
______________
Tiranë, më 22 janar 2024

Hisni Meta, mjeshtri i harmonisë!

Piktori Hisni Meta feston 70-vjetorin. Një artist me një dashuri të madhe për artin e bukur. Perfeksionist.

“Shqipëria në akuarel” në penelin e “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti

Ekspozita me 60 punime në akuarel do të qëndrojë e hapur, deri më 10 maj në Galerinë FAB.

Liri përmes Artit II, si liria përmes ëndrrës

Një ekspozitë, e cila bën bashkë përjetime, qasje, situata dhe gjendje të larmishme psikoshpirtërore

Myslimanizmi lirik

imami Abdullah Kolgjini krijoi këtë "lehva" të dashuruarish në xhaminë e Floqit