Kush e vrau “Ted B”, romani misterioz i Leonard Veizit

“Ted B” është botimi i tij i 12-të. Libri i tij i parë është “Grahma e shpirtit të mjegullt” (1997)


Nga Dash Frashëri

“Ted B”

Me këtë titull disi enigmatik, shkrimtari i njohur Leonard Veizi, vjen në Panairin e 26-të të Librit, që po zhvillohet në kryeqytet nga 15 deri më 19 nëntor 2023.

Për Veizin, “Ted B” është botimi i tij i 12-të, qysh kur ai botoi të parin, librin me novela “Grahma e shpirtit të mjegullt” (1997).  Më pas vijnë botimet e tjera:  *Ngrehina e përhumbjes – tregime (1998); Treni i fundit i metrosë – tregime (2005);  I dënuar me vdekjen – tregime (2006); *Surpriza e natës së fundit – roman (2008);  Rrëfimi – roman (2009);  I çmenduri i pavijonit 3 – roman (2012); *Orgji në famullinë e at Ludovikut – roman (2013), Lora – roman (2015); Rrënimi – roman (2018) , Depresioni Blu – publicistikë (2020).

Leonard Veizi vjen në tregun e librit shqip pas një mungese pesëvjeçare, si kishte botuar romanin e tij të fundit “Rrënimi” nga shtëpia botuese “Buzuku” në Prishtinë. Këtë herë, në bashkëpunimi me “Botimet M&B” ai ai ka nxjerrë në dritë romanin “Ted B”, një triller sa policor asq edhe psikologjik.

***

Romani “Ted B” është shumë intrigues.

Era Simoni, deri në atë çast që do ta gjente shkrimtarin Ted B të vdekur në vilën e tij në periferi, ishte vetëm inspektorja bionde e policisë.

Ajo heton në detaje ngjarjen për të zbardhur shkakun e vdekjes, e cila jo vetëm do të ndryshojë opinionet rreth saj, por do të zbulojë edhe një histori të gjatë korrupsioni, mashtrimi e vrasjeje, që përfshin njerëz nga bota e biznesit, politikës, gjyqësorit… TED B ka lënë pas një seri tregimesh, që, të ndërthurrura me emrat e paktë që gjenden në celularin e tij, krijojnë një subjekt triller të romanit, që të rrëmben deri në faqen e fundit…

Ted Bramo është një shkrimtar i cili gjendet i vetëvrare në vaskën e vilës së tij në periferi të Tiranës. Policia nis hetimet në një kohë të ngushtë pasi në lojë futet dhe Prokuroria. Për rastësi, si nga policia edhe nga prokuroria hetimet i ndjekin dy femra. Rivaliteti mes tyre është i dukshëm. Inspektoria e policisë Era Simoni, – e cila e ka çështjen e parë të saj, – për kohën që ka në dispozicion arrin të grumbullojë fakte të cilat dëshmojnë se shkrimtari nuk ka vrarë veten por e kanë vrarë. E gjithë veprimtaria e tij është një mister ku fshihen edhe biznese të cilat e kanë ngritur dhe rrënuar si njeri. Shkrimtari, i cili ishte dhe në një proces divorci me bashkëshorten, – ka lënë dorëshkrimin e tij të fundit gati për botim, i cili është një vëllim me 10 tregime. Inspektoria e policisë, e cila herë pas here lexon faqe nga dorëshkrimi, dyshon se tregimet e Ted Bramos janë kodifikuar dhe pas tyre fshihen fragmente të jetës së shkrimtarit. Për çudi, në pjesën më të madhe të tregimeve Ted Bramo përdor për personazhet emrin e tij.

Pjesë e romanit janë dhe avokati dhe prokurori i çështjes, të cilët duke luajtur një lojë shahu, nisin e zbulojnë pak nga pak problematikat e vetë sistemit të drejtësisë.

Po kush e ka vrarë Ted Bramon?

Policia i paraqet prokurorisë një të dyshuar, që e pranon fajin. Por akti i ekspertizës i një autopsie në morg flet për të kundërtën. Gjithçka mbetet në udhëkryq.

Romani “Ted B” është një triller psikologjik. Ai përbëhet nga 12 kapituj. Në faqet e tij lëvizin rreth 37 personazhe nga të cilët 12 janë parësorë, 10 peronazhe të dytë dhe pjesa tjetër janë personazhe në hije.

Për më tej romani duhet lexuar për të ndjekur me një përfytyrim vetjak të asaj që shkruan Veizi.

***

Për shkrimtarin, dhënia e një autografi është një moment lumturie. Leonard Veizi e ka provuar shpesh këtë kënaqësi.

“Rrënjët” e mjeshtrit Agim Sulaj!

Piktori i kompozimeve të fuqishme dhe portreteve hiperrealiste celi ekspozitën e tij në "Maritim Plaza Hotel" në Tiranë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.