“Ordesa” e famshme e Manuel Vilas prezantohet në COD

Prezantimi i romanit Ordesa”, i shkrimtarit spanjoll Manuel Vilas, u bë në kuadër Javës Spanjolle të Kulturës


Nga Dash Frashëri, botues i Bloger.al

Prezantimi i romanit “Ordesa“, i shkrimtarit të mirënjohur spanjoll Manuel Vilas, në kuadër Javës Spanjolle të Kulturës, ishte një mundësi e bukur për të njohur një nga krijuesit e letërisë moderne spanjolle. Një ndër më të vlerësuarit në Spanjë, por edhe në botë.

Gjithmonë më ka tërhequr letërsia spanjolle, qysh kur kam lexuar në moshë të hershme romanin e famshëm “Don Kishoti i Mançes” të Miguel De Servantesit, i botuar në 1602 dhe që konsiderohet gjerësisht si romani i parë modern në Europë, një ndër librat më të përkthyer thuajse në të gjitha gjuhët e botës.

Për këtë arsye, nuk mund të mungoja në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, për të njohur një nga shkrimtarët më të mirë spanjollë, si Manuel Vilas, i përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme dhe shumë prodhimtar.

Në ceremoninë e bukur të prezantimit të romanit “Ordesa”, të përkthyer nga Albana Murra dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Dudaj” ishte i pranishëm dhe mbajti flalën e hapjes edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba, i cili fillimisht përshëndeti me disa fjalë në shqip. Gjithashtu e pranishme ishte edhe drejtoresha e COD, Eridana Çano.

“Ordesa”, i botuar fillimisht në gjuhën spanjolle në vitin 2018, ka fituar edhe cmimin ndërkombëtar “Prix Femina Etranger”, që akordohet nga Franca qysh nga viti 1985 dhe i jeper librit më të mirë të përkthyer në gjuhën franceze.

Manuel Vilas është një shkrimtar i lindur në Huesca në vitin 1962. Ai studioi filologji hispanike dhe punoi si mësues në shkollën e mesme për njëzet vjet. Megjithatë, pasioni për të shkraur e bëri atë të hiqte dorë nga puna si mësues, për t’iu përkushtuar letërsisë.

Ai filloi të zhvillojë poezinë, si dhe esetë dhe romanet. Në fakt, Ordesa nuk është suksesi i tij i parë i madh, shumë të tjerë i paraprinë, si Aire Nuestro, nga viti 2009, apo Lou Red ishte spanjoll, në 2016.

Duhet mbajtur mend gjithashtu se ai ishte finalist për çmimin Planet në vitin 2019 me veprën e tij “Gëzimi për marrëdhëniet prind-fëmijë”.

Botuesja Arlinda Dudaj vlerësoi romanin “Ordesa”, duke e konsideruar si një roman autobiografik, ku autori Manuel Vilas, rrëfen raportin jetësor të tij me prindërit e tij.

Sipas vetë autorit, Ordesa filloi të merrte formë pas vdekjes së nënës së tij, e cila ndodhi në maj 2014.

Për përkthyesen e romanit “Ordesa”, Albana Murra, të diplomuar për Financë dhe që jeton prej pesë vitesh në Spanjë, ky ishte libri i saj i parë, të cilin ajo e konsideroi si një “ekuacion të bukur”.

Libri “Ordesa” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në Spanjë dhe më gjerë për notat e tij biografike, por edhe për radiografinë që autori i bën shoqërisë spanjolle. Një analizë intime dhe e thellë mbi jetën, marrëzitë dhe marrëdhëniet që na shoqërojnë, e cila mban të mbërthyer lexuesin.

Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.